24.3 C
Tiranë
Wednesday, July 22, 2026

Bilanc alarmant në Francë! Mbi 5,700 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit, më e rënda që nga viti 2003

Mbi 5,700 vdekje më shumë se niveli i pritshëm janë regjistruar në Francë gjatë valës së të nxehtit të muajit qershor, duke shënuar bilancin më të rëndë që nga vala historike e vapës në vitin 2003.

Të dhënat paraprake janë publikuar nga autoriteti shëndetësor francez, Santé publique France, sipas të cilit nga 17 qershori deri më 2 korrik u regjistruan 5,764 vdekje shtesë. Pothuajse gjysma e tyre ndodhën vetëm gjatë periudhës 25–27 qershor.

Autoritetet sqarojnë se bëhet fjalë për vdekje nga të gjitha shkaqet dhe se ato nuk mund t’i atribuohen ende drejtpërdrejt temperaturave të larta, megjithëse ndikimi i valës së të nxehtit konsiderohet i jashtëzakonshëm.

Sipas raportit, vdekshmëria e tepërt është konstatuar në të gjitha grupmoshat mbi 15 vjeç, me ndikimin më të madh te personat mbi 45 vjeç. Nga 5,764 vdekjet shtesë, plot 3,719 i përkasin personave 75 vjeç e lart, duke konfirmuar se të moshuarit mbeten grupi më i rrezikuar.

Ndërkohë, në grupmoshën 45–64 vjeç janë regjistruar 979 vdekje shtesë, ose 55% më shumë se niveli i pritshëm.

Autoritetet bëjnë të ditur se 98.5% e popullsisë franceze u prek nga temperaturat ekstreme, ndërsa vala e të nxehtit përfshiu 92 rajone administrative. Situata më kritike u regjistrua në rajonin e Parisit (Île-de-France), ku u raportuan 1,999 vdekje shtesë, pothuajse dyfishi i nivelit normal.

Shifrat paraprake kanë nxitur debat politik në Francë, me opozitën që akuzon qeverinë për mungesë përgatitjeje për përballimin e temperaturave ekstreme. Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore theksojnë se vala e të nxehtit e këtij viti ishte e pazakontë për shkak të fillimit të hershëm, kohëzgjatjes dhe shtrirjes së saj në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Ekspertët paralajmërojnë se ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave të larta rrit ndjeshëm rrezikun për grupet më të cenueshme, si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rëndohet bilanci i aksidentit te TEG-u/ Shkon në dy numri i viktimave, plagoset edhe...

0
Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë, ku një betoniere doli nga rruga dhe u rrëzua nga...

Dhunohet 60-vjeçari në Tropojë, përfundon në spital! Akuza ndaj fqinjëve dhe Policisë për mosveprim

0
Një 60-vjeçar nga Tropoja ka përfunduar në spital pasi dyshohet se është dhunuar nga fqinjët e tij, me të cilët kishte konflikte të mëparshme. Sipas...

“Rrjedha” në Tepelenë/ 57-vjeçari kapet në flagrancë duke kultivuar 175 bimë narkotike në kanionet...

0
Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Tepelenës ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 57-vjeçari, i cili dyshohet se kishte kultivuar...

Sherr në plazh në Golem/ Arrestohen dy punonjës, procedohen dy të tjerë pas konfliktit...

0
Një konflikt fizik në një subjekt plazhi në Golem ka përfunduar me dy persona të arrestuar dhe dy të tjerë nën procedim penal, pas...

Andrew Tate dhe vëllai i tij përballë ekstradimit drejt Britanisë/ Nis beteja ligjore në...

0
Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë paraqitur në një gjykatë federale në Miami, ku kanë nisur procedurat ligjore për kërkesën e ekstradimit...