35.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Rëndohet bilanci i aksidentit te TEG-u/ Shkon në dy numri i viktimave, plagoset edhe drejtuesi i një Audi

Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë, ku një betoniere doli nga rruga dhe u rrëzua nga lartësia e mbikalimit.

Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spital edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere, ndërsa viktima tjetër u konfirmua e pajetë në vendngjarje.

Sipas burimeve nga Policia, dy personat që udhëtonin në betoniere ishin shtetas të huaj, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri me kontrata pune.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i një automjeti tip Audi, Roland Nuri, i cili është transportuar në spital dhe, sipas burimeve, ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...