19.9 C
Tiranë
Thursday, July 23, 2026

Mbreti Charles respekton traditën islame, heq këpucët gjatë vizitës në xhaminë e Kembrixhit

Mbreti Charles ka treguar respekt ndaj traditës islame gjatë vizitës së tij në Xhaminë Qendrore të Kembrixhit, ku hoqi këpucët përpara se të hynte në ambientet e shenjta.

Monarku britanik 77-vjeçar u shfaq vetëm me çorape gjatë vizitës në Eko-Xhaminë e parë të Evropës, duke ndjekur praktikën fetare që kërkon heqjen e këpucëve si shenjë respekti.

Pas përfundimit të vizitës, Mbreti Charles veshi sërish këpucët dhe zbuloi një pllakë përkujtimore me rastin e 75-vjetorit të marrjes së statusit të qytetit nga Kembrixhi. Gjatë ceremonisë, atij iu dhurua gjithashtu një libër kushtuar historisë së xhamisë.

Anëtarët e familjes mbretërore britanike kanë respektuar edhe më parë këtë traditë gjatë vizitave në objekte të ndryshme fetare. Në muajin mars, edhe Princesha e Uellsit hoqi këpucët gjatë një vizite në një tempull hindu, në shenjë respekti për ritet dhe zakonet fetare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhupa përplaset me mazhorancën në Kuvend: “Keni frikë nga veza, qytetarët po përballen me...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në Kuvend pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit, duke kritikuar mënyrën se si, sipas...

Balla akuzon protestuesit për dhunë ndaj policisë: “Persona me lidhje me Gardën Revolucionare të...

0
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestës së zhvilluar jashtë Kuvendit, duke shprehur solidaritet me...

WhatsApp sjell ndryshimin e madh të privatësisë, përdoruesit do të mund të komunikojnë pa...

0
WhatsApp pritet të prezantojë një funksion të ri që do t’u lejojë përdoruesve të komunikojnë në platformë pa pasur nevojë të ndajnë numrin e...

Zjarret në Fier dalin jashtë kontrollit, arrestohet 58-vjeçari dhe procedohet 78-vjeçarja

0
Dy persona janë vënë përpara përgjegjësisë ligjore në Fier, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre për djegien e mbetjeve bimore, por flakët kanë dalë...

Boçi kërkon zgjatjen e mandatit të Komisionit të Reformës Territoriale: “Jemi në mes të...

0
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, ka kërkuar në Kuvend zgjatjen e mandatit të këtij komisioni, duke argumentuar se procesi...