Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e së mërkurës pranë TEG-ut, në Tiranë, ku humbën jetën dy shtetas egjiptianë që ndodheshin në një kamion pompë betoni.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), asnjëri prej viktimave nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Nga verifikimet rezulton gjithashtu se ata nuk dispononin Dëshmi Aftësie Profesionale për profilin “Automakinist”, dokument i detyrueshëm për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Po ashtu, sipas DPSHTRR-së, punonjësit nuk kishin paraqitur dokumentacion për njohjen e aftësive në drejtimin e autobetonieres.
Dy shtetasit egjiptianë humbën jetën pasi kamioni pompë betoni me të cilin udhëtonin u përplas me një automjet pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.
Rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit vijojnë të jenë objekt i hetimeve nga autoritetet kompetente.





