20.9 C
Tiranë
Friday, July 24, 2026

Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat e PS-së/ Kryeministri pritet të japë mesazhe për mandatin e katërt dhe krizën politike

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar, në një takim ku pritet të bëhet bilanci i vitit të parë të mandatit të katërt qeverisës dhe të përcaktohen objektivat për periudhën në vijim.

Takimi zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pasi opozita vijon prej 55 ditësh protestat kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e saj dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas agjendës së mbledhjes, punimet do të nisin në orën 09:30. Fillimisht do të flasë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, i cili pritet të paraqesë bilancin e drejtimit të Kuvendit, duke u ndalur te teknologjia në punën parlamentare dhe perspektiva e godinës së re të Parlamentit.

Më pas, ministri Taulant Balla do të prezantojë bilancin e drejtimit të grupit parlamentar, me fokus funksionimin e komisioneve, angazhimin e deputetëve në veprimtarinë institucionale, si dhe komunikimin publik dhe online.

Sipas rendit të ditës, secili prej diskutuesve do të ketë në dispozicion jo më shumë se dy minuta për të marrë fjalën. Mbledhja pritet të mbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama, e cila është parashikuar si mesazhi përmbyllës i vitit të parë të mandatit të katërt.

Interesi për takimin është rritur edhe për shkak të pritshmërive për mesazhet që pritet të përcjellë Rama, në një kohë kur vendi po përballet me përplasje politike dhe protesta të vazhdueshme të opozitës.

Vetë kryeministri një ditë më parë paralajmëroi se do të ndajë me deputetët dhe ministrat reflektimin e tij për situatën politike dhe qeverisjen.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama tha:

“Jam duke shkruar fjalën për nesër, në mbledhjen e grupit parlamentar edhe të qeverisë. Do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe i korbave.”

Fjalimi i Ramës pritet të jetë pika kryesore e takimit, ku kreu i qeverisë mund të përcaktojë prioritetet e mazhorancës për muajt e ardhshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Gjirokastër, foshnja 7-muajshe humb jetën gjatë transportit drejt spitalit, nisin hetimet për...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një foshnjë vetëm 7 muajshe ka humbur jetën gjatë transportit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal...

Bërxullë/ Gjendet pistoletë dhe fishekë në banesën e 43-vjeçarit, arrestohet Juljan Koni

0
Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia në fshatin Bërxullë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë e mbajtur...

Refit Buzi liron ish-të fejuarën pas negociatave me RENEA-n, vijojnë përpjekjet për dorëzimin e...

0
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka, të cilën dyshohet se e...

Seanca e fundit parlamentare mbyllet me tensione, demokratët bllokojnë foltoren dhe mazhoranca voton projektligjet

0
Seanca e djeshme parlamentare u mbyll me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, pasi deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit duke kundërshtuar zhvillimin...

Aksidenti në det në Vlorë, 17-vjeçari përfundoi në spital pasi rrëshqiti në pjesën e...

0
Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në det, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur...