20.9 C
Tiranë
Friday, July 24, 2026

“Fytyra me ferritinë”/ Shenja që mund të tregojnë mungesë hekuri në organizëm, nga zbehja te lodhja dhe rënia e flokëve

Nëse ju kanë thënë shpesh se dukeni të zbehtë ose se keni rrathë të errët poshtë syve, shkaku mund të mos jetë vetëm lodhja. Në rrjetet sociale po përhapet gjithnjë e më shumë termi “fytyra me ferritinë”, i cili përdoret për të përshkruar pamjen e personave me nivele të ulëta të ferritinës, rezervës së hekurit në organizëm.

Ferritina konsiderohet një tregues më i besueshëm i mungesës së hekurit sesa vetë niveli i hekurit në gjak. Ndërsa hekuri mund të ndryshojë në varësi të ushqimit apo faktorëve të tjerë të përditshëm, ferritina tregon rezervat reale që trupi ka në dispozicion.

Një studim i publikuar në vitin 2024 në “JAMA Open Network” raportoi se rreth 34% e grave të moshës 18 deri në 50 vjeç përballen me mungesë hekuri, një gjendje që në shumë raste mund të çojë edhe në anemi.

Përveç zbehjes së lëkurës dhe rrathëve poshtë syve, mungesa e hekurit mund të shfaqet edhe me simptoma të tjera, si lodhje e vazhdueshme, rënie flokësh, marramendje, dhimbje koke, gulçim, rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në përqendrim dhe ndjesi ankthi.

Sipas ekspertëve, kjo ndodh sepse hekuri luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e hemoglobinës, proteinës që transporton oksigjenin në të gjithë trupin.

Gratë janë ndër grupet më të prekura nga mungesa e hekurit, veçanërisht gjatë viteve riprodhuese. Cikli menstrual, humbjet e mëdha të gjakut, shtatzënia dhe ndryshimet hormonale gjatë perimenopauzës mund të ndikojnë në uljen e rezervave të hekurit.

Edhe një dietë e konsideruar e shëndetshme nuk garanton gjithmonë nivele të mjaftueshme hekuri, pasi përthithja e tij mund të pengohet nga disa medikamente, përfshirë antacidet, suplementet e kalciumit apo disa trajtime të caktuara.

Në rast dyshimi për mungesë hekuri, specialistët rekomandojnë kryerjen e analizave të gjakut dhe konsultimin me mjekun. Nëse diagnoza konfirmohet, trajtimi mund të përfshijë një regjim ushqimor të pasur me hekur, si mishi i kuq pa dhjamë, mëlçia, sardelet, spinaqi, brokoli, thjerrëzat dhe tofu, të shoqëruara me vitaminë C për të ndihmuar përthithjen.

Në disa raste mund të nevojiten edhe suplemente hekuri ose trajtime të tjera të përcaktuara nga mjeku.

Ekspertët theksojnë se mungesa e hekurit nuk duhet parë vetëm si një ndryshim në analizat laboratorike, por si një sinjal që organizmi kërkon më shumë kujdes, ushqyerje të ekuilibruar, ulje të stresit dhe pushim të mjaftueshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Gjirokastër, foshnja 7-muajshe humb jetën gjatë transportit drejt spitalit, nisin hetimet për...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një foshnjë vetëm 7 muajshe ka humbur jetën gjatë transportit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal...

Bërxullë/ Gjendet pistoletë dhe fishekë në banesën e 43-vjeçarit, arrestohet Juljan Koni

0
Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia në fshatin Bërxullë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë e mbajtur...

Refit Buzi liron ish-të fejuarën pas negociatave me RENEA-n, vijojnë përpjekjet për dorëzimin e...

0
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka, të cilën dyshohet se e...

Seanca e fundit parlamentare mbyllet me tensione, demokratët bllokojnë foltoren dhe mazhoranca voton projektligjet

0
Seanca e djeshme parlamentare u mbyll me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, pasi deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit duke kundërshtuar zhvillimin...

Aksidenti në det në Vlorë, 17-vjeçari përfundoi në spital pasi rrëshqiti në pjesën e...

0
Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në det, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur...