20.9 C
Tiranë
Friday, July 24, 2026

Sara Mila: “A është protesta e qytetarëve apo e PD-së?” Xhemalaj: “Në organizatorët tanë nuk ka asnjë eksponent të PD-së”

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, dhe aktivisti Ilir Xhemalaj janë përplasur në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ku debatuan për karakterin e protestës së zhvilluar kundër qeverisë dhe për raportin e saj me Partinë Demokratike.

Mila ngriti dyshime mbi pretendimin se protesta është një lëvizje anti-establishment, duke argumentuar se pjesëmarrja dhe mobilizimi lidhen me mbështetjen e Partisë Demokratike. Ajo u ndal edhe te fakti që protestuesit, sipas saj, nuk kanë drejtuar vezë apo sende të tjera ndaj përfaqësuesve të opozitës.

Deputetja socialiste sfidoi organizatorët që të krijojnë një alternativë të pavarur politike dhe të garojnë në zgjedhje pa mbështetjen e Partisë Demokratike.

Sara Mila:
“Ka një kontradiktë shumë të madhe në atë çfarë artikulohet. Fillimisht, funksionarët e Partisë Demokratike janë pjesë e protestës apo jo? Sepse shumë prej atyre të cilët sot Policia e Shtetit edhe arrestoi, janë në fakt funksionarë të Partisë Demokratike.”

Ajo kërkoi një sqarim nga organizatorët nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe Partia Demokratike janë pjesë e kësaj proteste apo jo.

“E doni, e keni Berishën pjesë të protestës apo është edhe Berisha ai për të cilin ju po protestoni? Nëse Berisha dhe Partia Demokratike janë pjesë e establishmentit dhe nuk janë pjesë e juaja, atëherë mos toleroni asnjë funksionar të Partisë Demokratike të rrëmbejë protestën.”- u shpreh Mila.

Nga ana tjetër, aktivisti Ilir Xhemalaj mohoi përfshirjen e strukturave të Partisë Demokratike në organizimin e protestës dhe deklaroi se tubimi është një lëvizje qytetare.

Ilir Xhemalaj:
“Në grupin tonë organizator nuk ka asnjë eksponent të Partisë Demokratike. Në grupin tonë, si qytetarë të lirë mund të vijë kushdo.”

Xhemalaj shtoi se, sipas tij, shumica e protestuesve nuk janë pjesë e PD-së.

“Këtu shumica e protestuesve, me sa njoh unë, janë nga PS-ja, nuk janë të Partisë Demokratike.”- tha ai.

Mila reagoi duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si identifikohen bindjet politike të një numri të madh protestuesish.

“Si i identifikoni 300 mijë njerëz? O keni 10 njerëz dhe prandaj i identifikoni, se po të jenë 300 mijë nuk i identifikoni dot. Ose keni sistem patronazhimi që është pak kontradiktor.”- u shpreh deputetja.

Në vijim të debatit, Xhemalaj këmbënguli se protesta nuk kontrollohet nga asnjë parti politike dhe tha se pjesëmarrësit kanë kundërshtuar të gjithë deputetët.

“Ne kemi gjuajtur vezë mbi çdo deputet që ka dalë nga dera e Parlamentit. Ata një herë nuk i njeh njeri kush janë. Janë njerëz se s’i njeh as lagja e tyre. Janë të futur në lista partish dhe nuk kanë marrë asnjë votë nga populli.”- deklaroi ai.

Debati u përqendrua te pyetja nëse protesta përfaqëson një lëvizje të pavarur qytetare apo nëse ajo ka lidhje me opozitën tradicionale, ndërsa palët vijuan të mbajnë qëndrime të kundërta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Gjirokastër, foshnja 7-muajshe humb jetën gjatë transportit drejt spitalit, nisin hetimet për...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një foshnjë vetëm 7 muajshe ka humbur jetën gjatë transportit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal...

Bërxullë/ Gjendet pistoletë dhe fishekë në banesën e 43-vjeçarit, arrestohet Juljan Koni

0
Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia në fshatin Bërxullë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë e mbajtur...

Refit Buzi liron ish-të fejuarën pas negociatave me RENEA-n, vijojnë përpjekjet për dorëzimin e...

0
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka, të cilën dyshohet se e...

Seanca e fundit parlamentare mbyllet me tensione, demokratët bllokojnë foltoren dhe mazhoranca voton projektligjet

0
Seanca e djeshme parlamentare u mbyll me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, pasi deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit duke kundërshtuar zhvillimin...

Aksidenti në det në Vlorë, 17-vjeçari përfundoi në spital pasi rrëshqiti në pjesën e...

0
Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në det, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur...