20.9 C
Tiranë
Friday, July 24, 2026

Franca në alarm nga zjarret, mbi 20 mijë persona evakuohen pranë Gjirit të Arcachon

Zjarret masive kanë detyruar autoritetet franceze të evakuojnë mijëra banorë dhe turistë në zonat pranë Gjirit të Arcachon, ku flakët kanë përfshirë mijëra hektarë tokë.

Sipas autoriteteve, rreth 12 mijë persona janë larguar tashmë nga zonat e rrezikuara, ndërsa vijon procesi i evakuimit për rreth 8,800 banorë dhe turistë të tjerë. Deri tani, zjarret kanë shkatërruar afro 3,100 hektarë sipërfaqe pranë këtij gjiri.

Pjesa më e madhe e personave të evakuuar janë turistë që po qëndronin në kampingjet e gadishullit Lège-Cap-Ferret, ndërsa masa parandaluese janë marrë edhe në fshatin Claouey.

Prefektja e Girondës, Sophie Brocas, bëri të ditur se deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar, ndërsa disa rrugë dhe zona pyjore janë mbyllur për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Shefi i zjarrfikësve të Girondës, Marc Vermeulen, deklaroi se ekipet kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët, por paralajmëroi se situata mbetet e vështirë për t’u parashikuar për shkak të temperaturave të larta dhe ndryshimeve të drejtimit të erës.

Bilanci i zjarreve në Francë është rënduar edhe nga humbjet njerëzore. Dy zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë javës teksa po luftonin një tjetër vatër zjarri pranë aeroportit të Bordeaux. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, shprehu ngushëllimet për familjet e tyre dhe vlerësoi sakrificën e efektivëve.

Situata e zjarreve vijon të jetë shqetësuese edhe në vende të tjera të Evropës Jugore. Në Itali, një zjarrfikës humbi jetën gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në Siçili, ku janë regjistruar mbi 350 vatra zjarri.

Autoritetet italiane dyshojnë se pjesa më e madhe e këtyre zjarreve mund të jetë shkaktuar nga veprimtaria njerëzore, ndërsa temperaturat ekstreme dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Gjirokastër, foshnja 7-muajshe humb jetën gjatë transportit drejt spitalit, nisin hetimet për...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një foshnjë vetëm 7 muajshe ka humbur jetën gjatë transportit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal...

Bërxullë/ Gjendet pistoletë dhe fishekë në banesën e 43-vjeçarit, arrestohet Juljan Koni

0
Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia në fshatin Bërxullë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë e mbajtur...

Refit Buzi liron ish-të fejuarën pas negociatave me RENEA-n, vijojnë përpjekjet për dorëzimin e...

0
Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Fier, ka liruar ish-të fejuarën e tij, Rozalinda Plaka, të cilën dyshohet se e...

Seanca e fundit parlamentare mbyllet me tensione, demokratët bllokojnë foltoren dhe mazhoranca voton projektligjet

0
Seanca e djeshme parlamentare u mbyll me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, pasi deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit duke kundërshtuar zhvillimin...

Aksidenti në det në Vlorë, 17-vjeçari përfundoi në spital pasi rrëshqiti në pjesën e...

0
Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në det, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur...