32.1 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

“Sa herë të na dhunojnë, aq herë do protestojmë”, i moshuari shpërthen ndaj Ramës në ditën e 56-të të protestës

Protesta e 56-të e zhvilluar në bulevard mblodhi edhe këtë të shtunë një numër të madh qytetarësh, të cilët u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin e tyre.

Mes protestuesve ishte edhe një 78-vjeçar, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Policinë e Shtetit për dhunën e ushtruar gjatë protestës së fundit pranë Parlamentit.

“Fjalimin e kryeministrit e dëgjova, ai t’i përgjigjet një 78-vjeçari që e plagosi atje, me goditje, me dhunë atje te protesta. Por fjalimet e tij, do marrë patronazhistët e tij, i droguar, sa herë të na dhunojë aq herë do protestojmë. Protestojmë për pensionet, spitalet dhe për të gjitha padrejtësitë që po na bëhen”, u shpreh ai.

Gjatë deklaratës së tij, i moshuari i bëri thirrje kryeministrit të largohet nga drejtimi i vendit, ndërsa reagoi edhe ndaj deklaratave fyese që, sipas tij, janë bërë ndaj protestuesve.

“Korbat dhe sorrat janë ata në Kryeministri, korbat e laraskat janë ata atje në Kryeministri, janë laraska nëpër bodrume se kanë frikë nga qytetarët e vetë. Ai është me Vuçiçin, është serb, kriminel, vetëm shqiptar nuk është ai. Të vret natën e të qan ditën, si ia bëri kolegut tuaj në Vlorë, nuk ishte aksidentalisht ajo”, deklaroi qytetari.

Protestat e opozitës dhe qytetarëve vijojnë prej 56 ditësh radhazi, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë largimin e qeverisë, zgjedhje të parakohshme dhe reagim ndaj problematikave që, sipas tyre, prekin jetën e përditshme të qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...