30.4 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

“Nuk ka besë për të pabesin”, protestuesit mbyllin natën e 56-të me marshim në Tiranë: Kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeveri tranzitore

Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 57-të, ndërsa tubimi i 56-të u mbyll rreth mesnatës me një marshim të qytetarëve në rrugët e Tiranës. Protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndryshimin e sistemit politik dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Në përfundim të protestës, qytetarët u grumbulluan para Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku kërkuan “lirimin e 2 shqipeve” të arrestuara para Parlamentit ditën e enjte.

“Nuk ka besë për të pabesin”, ishte thirrja e protestuesve, si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë fjalimit të tij të fundit.

Tubimi i radhës pritet të zhvillohet sërish para Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë kanë paralajmëruar rikthimin në protestë. Kërkesa e tyre, sipas organizatorëve dhe aktivistëve, mbetet e pandryshuar: largimi i kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë reaguar edhe ndaj platformës “Besa”, të prezantuar nga Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste më 24 korrik, të cilën kryeministri e ka cilësuar si një nismë për një marrëdhënie të re me qytetarët.

Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, aktivistët deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke pretenduar se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve.

Sipas tyre, platforma e re është një përpjekje për të zbutur reagimin qytetar, ndërsa theksuan se protesta do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu që kryeministri Rama të përballet me drejtësinë dhe të krijohet një qeveri tranzitore, e cila sipas tyre do të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në mbyllje të marshimit në Tiranë, qytetarët brohoritën slogane si: “Rama ik”, “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun” dhe “Shqipëria nuk dorëzohet”.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet edhe në ditët në vijim, duke mbajtur të njëjtën kërkesë kryesore: largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...