33.9 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“Pasuria e Maznikut u rrit me mbi 260% në 12 vite”, skaneri i deklarimeve pasurore nxjerr në pah rritjen e aseteve të zyrtarëve socialistë

Qëndrimi në pushtet për më shumë se tre mandate është shoqëruar me një rritje të ndjeshme të pasurive të disa prej zyrtarëve të lartë socialistë, sipas një investigimi të mbështetur në të dhënat zyrtare të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe publikimeve të Open Data Albania.

Në qendër të analizës është Arbjan Mazniku, për të cilin të dhënat e deklarimeve pasurore tregojnë një rritje të konsiderueshme të aseteve gjatë viteve që ka mbajtur poste publike.

Në vitin 2013, kur mori postin e zëvendësministrit të Arsimit, Mazniku deklaronte një pasuri totale prej rreth 197 mijë eurosh. Në atë kohë, pasuria e tij përbëhej kryesisht nga një apartament banimi me vlerë rreth 70 mijë euro në bashkëpronësi me bashkëshorten, një banesë tjetër dhe një sipërfaqe ullishteje.

Sipas deklarimit më të fundit për vitin 2025, pasuria financiare e familjes së tij arrin rreth 510 mijë euro, duke shënuar një rritje prej më shumë se 260% brenda 12 viteve.

Kjo rritje ngre pyetje mbi burimet e shtimit të pasurisë së një zyrtari të lartë publik, i cili sipas të dhënave nuk rezulton të ketë pasur aktivitet privat biznesi.

Rritja e kursimeve dhe llogarive bankare

Sipas analizës së deklarimeve, ndryshimi më i madh është evident në kursimet bankare.

Nga llogari minimale në vitet e para të karrierës publike, Mazniku deklaron sot kursime bankare që kalojnë 140 mijë euro, të shpërndara në monedha të ndryshme, përfshirë lekë, euro dhe dollarë amerikanë.

Dokumentet e deklarimit tregojnë lëvizje të ndryshme financiare, mbyllje të disa llogarive dhe hapje të bilanceve të reja gjatë viteve.

Ndërkohë, detyrimet financiare dhe kreditë bankare kanë ardhur duke u ulur. Në vitet e para deklaroheshin rreth 54 mijë euro detyrime, ndërsa një pjesë e madhe e tyre rezulton e shlyer.

Pagat publike dhe bordet e ndërmarrjeve shtetërore

Sipas deklarimeve, burimet kryesore të të ardhurave të Maznikut lidhen me pagat nga funksionet publike, si zëvendësministër, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ministër shteti.

Në rritjen e të ardhurave janë përfshirë edhe pagesat nga pjesëmarrja në borde të ndërmarrjeve publike, përfshirë kompaninë “Eco Tirana” sh.a.

Automjeti i blerë në vitin 2011 me vlerë 21 mijë euro vijon të figurojë në deklarimet e tij.

Edhe deputetë socialistë me ndryshime në pasuri

Sipas të njëjtit skanim të deklarimeve pasurore, Arbjan Mazniku nuk është i vetmi zyrtar socialist që rezulton me pasuri të konsiderueshme.

Disa deputetë të Partisë Socialiste kanë deklaruar gjatë vitit 2025 blerje automjetesh, prona, troje, ullishte dhe pasuri të tjera të paluajtshme.

Ardit Bido

Deputeti ka deklaruar blerjen e një automjeti me vlerë 25 mijë euro gjatë vitit 2025.

Saimir Hasalla

Ka deklaruar blerjen e një automjeti me vlerë 24 mijë euro.

Evis Kushi

Deputetja socialiste ka deklaruar blerjen e një automjeti me vlerë 20 mijë euro, ndërsa më parë ka shitur një tjetër automjet për 6 mijë euro.

Në deklarimet e saj figurojnë edhe prona të trashëguara, përfshirë:

* Ullishte me sipërfaqe 5 360 metra katrorë;
* Ullishte me sipërfaqe 707 metra katrorë;
* Një sipërfaqe tjetër prej 20 513 metra katrorë, me ndryshim të deklaruar të sipërfaqes.

Lindita Nikolla

Sipas deklarimit, ajo është bashkëpronare me 50% e një trualli me ndërtesë me sipërfaqe totale 460 metra katrorë.

Ndërkohë, rezulton se nuk zotëron më dy apartamente me sipërfaqe 77.7 dhe 104.36 metra katrorë, të cilat më parë figuronin në bashkëpronësi.

Ervin Hoxha

Ka deklaruar:

* Truall prej 22 metra katrorë, me pjesë takuese 16.667%;
* Truall me ndërtesë prej 544 metra katrorë, me pjesë takuese 16.667%, të përfituara me dhurim.

Erion Braçe

Ka deklaruar se nuk zotëron më apartamentin me sipërfaqe 89 metra katrorë, pasi rezulton i shitur.

Të dhënat e deklarimeve pasurore paraqesin ndryshimet në asetet e zyrtarëve publikë ndër vite, ndërsa mënyra e krijimit të pasurive dhe burimet e të ardhurave mbeten objekt i kontrollit institucional nga organet përgjegjëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...