30.4 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen e shkaqeve

Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani Agostino Lagnese, 69 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 korrik në rrugën shtetërore “Appia”, mes daljes së autostradës së Capuas dhe Pignataro Maggiore, në territorin e komunës Pastorano.

Zëvendësprokurorja Oriana Zona i ka ngarkuar ekspertizën mjekut ligjor Valerio Mastrioianni, i cili kreu ekzaminimin e trupave me qëllim përcaktimin e shkaqeve dhe kohës së vdekjes, si dhe dëmtimeve që kanë shkaktuar humbjen e jetës së dy viktimave. Në procedurë kanë marrë pjesë edhe familjarët e tyre.

Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi rreth orës 13:50, kur një mjet tip “Piaggio Porter” dhe një automjet “Fiat Stilo” u përplasën fuqishëm, duke përfunduar në mes të karrexhatës.

Nga përplasja, një prej personave që ndodhej në furgon, Xhevdet Bakushi, u përplas jashtë automjetit, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të bllokuar brenda mjetit si pasojë e deformimit të rëndë të kabinës.

Në vendngjarje ndërhynë dy ekipe zjarrfikësish dhe disa ambulanca të urgjencës. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, për drejtuesit e dy mjeteve nuk pati mundësi ndërhyrjeje, pasi mjekët konstatuan vdekjen e tyre.

Hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit vijojnë nga karabinierët e stacionit të Pignataro Maggiore, nën drejtimin e Prokurorisë së Santa Maria Capua Vetere.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...

Sekuestrohet arma e policit në Durrës, AMP heton nëse favorizoi të kërkuarin e SPAK,...

0
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e zjarrit të efektivit të Policisë së Durrësit, Leonard Xhamollari, i cili dyshohet se është përfshirë në...