30.4 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

I riu me inicialet S. B., banues në Kavajë, ishte në kërkim nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Breshias i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Për këtë vepër penale, sipas autoriteteve italiane, parashikohet një dënim maksimal deri në 24 vite burgim.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, nga specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Kavajë.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, 26-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, por edhe nga shtetas italianë, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shpërndarjen e tyre në disa zona të Italisë.

Pas arrestimit të përkohshëm, pritet që të vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 26-vjeçarit drejt Italisë”, bëri të ditur Policia e Shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

Sekuestrohet arma e policit në Durrës, AMP heton nëse favorizoi të kërkuarin e SPAK,...

0
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e zjarrit të efektivit të Policisë së Durrësit, Leonard Xhamollari, i cili dyshohet se është përfshirë në...