27 C
Tiranë
Friday, July 31, 2026

“Shkrirja e 15 bashkive nuk është reformë”/ Opozita akuzon PS: Synon centralizimin e pushtetit dhe përfitimin elektoral

Vendimi i Partisë Socialiste për të votuar kundër zgjatjes së mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale ka sjellë reagimin e opozitës, e cila akuzon mazhorancën se nuk ka pasur asnjëherë vullnet për një reformë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të bazuar në interesin e qytetarëve.

Sipas opozitës, që në nisje të procesit objektivi i mazhorancës ka qenë përfitimi elektoral dhe centralizimi i mëtejshëm i pushtetit, e jo përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e cilësisë së qeverisjes vendore.

Në reagim thuhet se refuzimi për të vijuar punën me konsensus dëshmon mungesën e vullnetit për të dëgjuar komunitetet e prekura, përfaqësuesit e pushtetit vendor, shoqërinë civile dhe ekspertët vendas e ndërkombëtarë.

Opozita kundërshton propozimin për shkrirjen e 15 bashkive, duke argumentuar se ai nuk përbën një reformë administrative, por një hap drejt dobësimit të qeverisjes vendore, largimit të shërbimeve nga qytetarët dhe përshpejtimit të shpopullimit.

“Ne kundërshtojmë me vendosmëri shkrirjen e bashkive Rrogozhinë, Divjakë, Patos, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Prrenjas, Belsh, Cërrik, Dimal, Poliçan, Klos, Libohovë, Këlcyrë, Maliq dhe Selenicë”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se çdo komunitet i prekur duhet të ketë të drejtën të dëgjohet përpara çdo vendimmarrjeje nga Kuvendi, duke kujtuar se Kushtetuta parashikon që kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë dhe pa u mbështetur në interesat e përbashkëta ekonomike, sociale e kulturore, si edhe në traditën historike të zonave përkatëse.

Sipas opozitës, Shqipëria ka nevojë për një reformë që forcon pushtetin vendor, afron shërbimet me qytetarët dhe krijon mundësi reale zhvillimi për çdo komunitet, ndërsa çdo reformë administrativo-territoriale duhet të ndërtohet mbi dialogun, konsensusin dhe interesin publik, në përputhje me standardet evropiane dhe jo mbi interesa elektorale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, Neritan Nallbati dhe Pëllumb Seferi transferohen në...

0
Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa prej departamenteve kryesore, duke sjellë lëvizje në nivelet drejtuese të strukturave policore. Sipas informacioneve, Neritan...

Ilir Beqaj lirohet nga burgu, ish-ministri kalon në masën “arrest në shtëpi”

0
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu dhe do të vijojë të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Vendimi është marrë...

Tre persona rrezikuan jetën në lumin Devoll, zjarrfikësit i shpëtojnë pas rritjes së menjëhershme...

0
Një operacion i vështirë shpëtimi është zhvilluar mëngjesin e së premtes në lumin Devoll, pranë digës së Moglicës në Gramsh, ku tre persona mbetën...

Tabaku kundër reformës territoriale: “Po përsëritet filozofia e vitit 2015, interesi elektoral mbi qytetarin”

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar mënyrën se si mazhoranca po trajton reformën e re administrativo-territoriale, duke deklaruar se procesi po ndërtohet...

Thyen “Arrestin në shtëpi” dhe udhëtuan nga Tirana në Vlorë për vjedhje, kapen dy...

0
Dy persona me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se kanë shkelur masën e...