27 C
Tiranë
Friday, July 31, 2026

“Nëse humbasim këtë afat, humbasim 8 vjet”/ Mazniku: Reforma territoriale do të forcojë bashkitë dhe do t’u shërbejë qytetarëve

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, deklaroi se reforma e re synon forcimin e rolit të bashkive dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, duke theksuar se procesi është i domosdoshëm edhe në funksion të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë për mediat, Mazniku tha se reforma është konceptuar për t’iu përgjigjur sfidave afatgjata të vendit dhe kritikoi opozitën për mungesën e angazhimit në fazat e para të punës së komisionit.

“Një reformë, e cila të qëndronte në kohë, t’i përgjigjet sfidave që Shqipëria kishte përpara. Për 1 muaj, opozita nuk erdhi, më pas u mor me diskutimin e kalendarit të punës. Në maj të 2027, Shqipëria ka zgjedhjet vendore, duhet të hyjmë me hartë të re territoriale. Në vjeshtën e vitit që vjen, Shqipëria do mbyllë negociatat. Nuk integrohet në BE qeveria, integrohet e gjithë Shqipëria në BE. Të forcojmë bashkitë, të kenë struktura më të forta edhe financiarisht. Nëse humbasim këtë afat, të 2027, humbasim 8 vjet. Kjo reformë bëhet për të mirën e qytetarëve shqiptarë, që bashkitë të ofrojnë shërbimet më të mira të mundshme”, u shpreh Mazniku.

Sipas tij, miratimi i reformës brenda afateve është thelbësor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2027 me hartën e re territoriale dhe për përmbushjen e objektivave që lidhen me procesin e integrimit evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Avokati i Artur Shehut paraqitet në SPAK, paralajmëron konferencë për shtyp pas takimit

0
Avokati Kujtim Cakrani, përfaqësuesi ligjor i Artur Shehut, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Cakrani ka bërë të ditur...

“Shkrirja e 15 bashkive nuk është reformë”/ Opozita akuzon PS: Synon centralizimin e pushtetit...

0
Vendimi i Partisë Socialiste për të votuar kundër zgjatjes së mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale ka sjellë reagimin e opozitës, e...

Horoskopi ditor, e Premte, 31 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në nivel të lartë dhe dita favorizon vendimet e guximshme. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju ndihmojë të sqaroni një...

Parashikimi I motit, e Premte , 31 Korrik 2026

0
Për 31 korrikun 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të jetë dominant gjatë gjithë ditës,...

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Korrik 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të gjeni zgjidhje për një çështje që ju ka shqetësuar. Në marrëdhënie, një bisedë...