Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu dhe do të vijojë të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Vendimi është marrë nga gjykata pas shqyrtimit të kërkesës së Beqajt për shuarjen e masës së mëparshme “arrest në burg”, me argumentin se ishin tejkaluar afatet ligjore të paraburgimit.
Beqaj ndodhej në masën e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAC, ndërsa pas vendimit të fundit masa ndaj tij është zëvendësuar me një masë më të lehtë sigurie.
Ish-ministri do të vijojë të jetë nën masën “arrest në shtëpi” gjatë procesit hetimor, ndërsa çështja ndaj tij mbetet ende në shqyrtim nga autoritetet.





