37.5 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

I dënuar me 11 vite e 6 muaj për vrasje, ekstradohet nga Shqipëria drejt Kosovës 50-vjeçari

TIRANË – Specialistët e Interpol Tiranës, në bashkëpunim me homologët kosovarë, kanë finalizuar procedurën për ekstradimin nga Shqipëria drejt Kosovës të një 50-vjeçari të dënuar për vrasje.

Bëhet fjalë për shtetasin kosovar Anton Allakaj, 50 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Pejës, në vitin 2021, e kishte dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Vrasja”.

Sipas autoriteteve, nga dënimi i dhënë nga gjykata kosovare, Allakajt i kishin mbetur për të vuajtur edhe 9 vjet e 8 muaj burgim.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, 50-vjeçari është ekstraduar nga Shqipëria dhe i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

Policia bëri të ditur:

“Specialistët e Interpol Tiranës, si rezultat i bashkëpunimit me homologët, finalizuan procedurën për ekstradimin nga Shqipëria, në Kosovë, të shtetasit kosovar, Anton Allakaj, 50 vjeç, i cili ishte në kërkim, pasi Gjykata e Pejës, në vitin 2021, e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale ‘Vrasja’. Nga ky dënim, 50-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur, 9 vjet e 8 muaj burgim.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...