34.5 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Tentoi t’i japë fund jetës në një lokal në Maliq, konsumoi zhivë termometri – dërgohet në Spitalin e Traumës

MALIQ – Një shtetas ka tentuar t’i japë fund jetës pasditen e 11 gushtit në një lokal në Maliq.

Sipas Policisë, rreth orës 16:30, shtetasi me inicialet M. Ç., dyshohet se në gjendje të dehur, ka konsumuar një lëndë kimike, konkretisht zhivë termometri, me qëllim vetëvrasjen.

Pas ngjarjes, ai është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas të dhënave paraprake, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Maliq/Rreth orës 16:30 të datës 11.08.2026, dyshohet se në efektin e alkoolit, shtetasi M. Ç. ka tentuar të vetëvritet në ambientet e një lokali, duke konsumuar lëndë kimike (zhivë termometri). Shtetasi është në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...