37.5 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua i paligjshëm arrestimi për eksplozivin në Dajt

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në hyrje të banesës së Jakup Memishajt në zonën e Dajtit.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, organi i akuzës e ka konsideruar të paligjshëm ndalimin e Allës, duke argumentuar se ndaj tij nuk është administruar asnjë provë direkte apo indirekte që të krijojë dyshimin se ai ka vendosur lëndën plasëse në banesën e familjes Memishaj.

Prokuroria vlerëson se nuk mund të konsiderohet si provë fakti që Alla kishte pasur një konflikt të mëparshëm me familjen Memishaj, konflikt që lidhej me një minibar të porositur nga kjo familje në mobilerinë e familjes Alla.

Sipas dëshmisë së Nazmie Myftarajt, familja Memishaj kishte porositur një minibar në Tapizë dhe, megjithëse e kishte paguar, nuk e kishte marrë. Për këtë arsye, familja kishte bërë kallëzim në polici.

Pas këtij kallëzimi, policia kishte ndaluar Ervis Allën. Megjithatë, sipas Prokurorisë, në dokumentacionin e policisë nuk është reflektuar fakti se lokalizimi i Allës ishte kryer në Krujë.

Po ashtu, Prokuroria konstaton se policia nuk ka mbajtur një akt shërbimi për të pasqyruar rrethanat dhe veprimet e kryera gjatë lokalizimit dhe ndalimit të tij.

Në këto kushte, organi i akuzës ka vlerësuar se mungojnë provat që lidhin drejtpërdrejt ose tërthorazi Ervis Allën me vendosjen e eksplozivit në banesën e Jakup Memishajt dhe ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.

Hetimet për ngjarjen dhe identifikimin e autorit të vendosjes së lëndës plasëse vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

Tragjedi në Berat, 38-vjeçari humb jetën pasi konsumoi helme në banesë

0
BERAT – Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Berat, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi kishte konsumuar një sasi...