33.1 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e një spitali në Kalabri, ku edhe humbi jetën.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Elvis Metvelaj, 40 vjeç, me origjinë shqiptare, i cili është personi i dyshuar nga autoritetet italiane për vdekjen e 46-vjeçares.

Sipas informacioneve paraprake, Metvelaj dhe Forastefano kishin një lidhje prej kohësh, por marrëdhënia e tyre nuk ishte pranuar nga familjarët e gruas.

Familja e 46-vjeçares është e njohur në zonë për përfshirje të mëparshme në hetime të antimafias. Megjithatë, autoritetet italiane bëjnë të ditur se deri në këtë fazë nuk ka elementë që e lidhin ngjarjen me aktivitetet e mëparshme të familjes.

Edhe Metvelaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë italiane. Sipas mediave, ai ishte arrestuar në vitin 2020, në kuadër të një hetimi për trafik droge.

Një nga pistat që po verifikohet nga hetuesit lidhet me vendin ku ka ndodhur sulmi ndaj 46-vjeçares. Dyshimet janë se gruaja mund të jetë transportuar drejt spitalit pasi ishte dhunuar.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes priten rezultatet e ekzaminimeve mjeko-ligjore, ndërsa hetuesit po analizojnë edhe kamerat e sigurisë dhe komunikimet telefonike.

Këto prova pritet të ndihmojnë autoritetet italiane për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së Ornella Forastefanos dhe, mbi të gjitha, rolin që ka pasur 40-vjeçari shqiptar në ngjarjen e rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Uragani Lala godet Hawaiin/ Gati 130 mijë klientë mbeten pa energji, raportohet një viktimë

0
Gati 130 mijë klientë në Hawaii kanë mbetur pa energji elektrike pasi uragani Lala kaloi pranë Ishullit të Madh, përpara se të dobësohej dhe...

E dhimbshme/ Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e njohur e “Heroes” dhe...

0
Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, si dhe në filmat “Remember the Titans” dhe serinë...

Apple alarmon përdoruesit në 110 vende/ Paralajmërim për sulme me “spyware” të sofistikuar

0
“Apple” ka nisur të dërgojë njoftime sigurie për përdoruesit në 110 vende, duke i paralajmëruar për sulme të mundshme kibernetike të lidhura me programe...

Fluks i lartë në Portin e Vlorës/ Mbi 45 mijë pasagjerë kanë udhëtuar drejt...

0
Porti i Vlorës ka vijuar të regjistrojë një fluks të konsiderueshëm udhëtarësh gjatë sezonit veror, si nëpërmjet linjës së trageteve me Italinë, ashtu edhe...