35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Tragjedi në Malishevë, 25-vjeçarja shtatzënë vritet me armë zjarri, i plagosur rëndë edhe bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malishevën e Kosovës, ku një 25-vjeçare, e cila ishte në javën e 34-t të shtatzënisë, është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari.

Viktima është identifikuar si Jetlira Foniqi, 25 vjeçe. Për ngjarjen dyshohet se është përgjegjës bashkëshorti i saj, 26 vjeç, i cili është gjetur i plagosur në dhomën e gjumit të çiftit dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spital.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka deklaruar se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona të plagosur, një burrë dhe bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje për gjendjen e dy personave të dërguar në Qendrën Emergjente.

“Njëri prej personave të pranuar, femër, 25-vjeçare, ka arritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Personi tjetër, mashkull, 26-vjeçar, është pranuar me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte 34 javëshe shtatzënë në momentin e ngjarjes, duke e bërë tragjedinë edhe më të rëndë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk është bërë i ditur motivi i krimit.

Policia dhe organet e drejtësisë po vijojnë veprimet hetimore për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes dhe përgjegjësinë penale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...