27.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“Vrasja e rëndë”/ Prokuroria konfirmon dyshimet për bashkëshortin, 25-vjeçarja shtatzënë u vra me armë zjarri

Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e së dielës Malishevën e Kosovës, ku humbi jetën 25-vjeçarja shtatzënë Jetlira Foniqi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se bashkëshorti i viktimës është personi i dyshuar për ngjarjen. Edhe ai ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit dhe ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

“Një person i gjinisë femërore, bashkëshortja e personit të dyshuar, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Për gjendjen e bashkëshortit, Prokuroria njofton: “Personi i gjinisë mashkullore, po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas njoftimit nga QKUK, i njëjti është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën”.

Viktima ishte 34 javëshe shtatzënë. Pavarësisht masave reanimatore të ndërmarra nga ekipi mjekësor, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

Pas ngjarjes, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të tij trupi i pajetë i 25-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet autopsisë.

Për rastin është iniciuar procedurë për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave relevante.

Motivi dhe dinamika e saktë e ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...