35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Zjarret në Dibër/ Izolohen vatrat në Dibër, Klos e Mat, aktive mbetet vetëm Ballenja e Martaneshit

Situata nga zjarret në Qarkun e Dibrës paraqitet më e qetë në nisje të kësaj jave. Vatrat që ishin aktive në Dibër, Klos dhe Mat janë izoluar, ndërsa vijojnë të monitorohen për të shmangur riaktivizimin e tyre.

Sipas të dhënave, në disa prej vatrave ka ende trungje të ndezura, ndaj strukturat në terren po mbajnë situatën nën kontroll.

E vetmja vatër që vijon të jetë aktive aktualisht është ajo në Ballenjë të Martaneshit. Zjarri ka nisur në anën e Librazhdit dhe më pas është përhapur drejt territorit të Bulqizës.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, deklaroi se në terren ndodhen dhjetëra forca, të cilat po punojnë për të parandaluar avancimin e flakëve.

Duke marrë shkas nga situata e krijuar nga zjarret në të gjithë vendin, Shehu u ka bërë apel banorëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bëhen shkak për ndezjen e zjarreve, qoftë edhe pa dashje.

Qarku i Dibrës është ndër zonat që përballet më shpesh me zjarre gjatë periudhës së verës, edhe për shkak të sipërfaqes së madhe pyjore që karakterizon territorin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...