28.3 C
Tiranë
Thursday, September 17, 2026

Botoksi kontrabandë, Dritan Gremi dhe “Gremi Wellness” merren të pandehur: Dosja “Botulinum Toxin” rikthehet në Gjykatën e Tiranës

Biznesmeni Dritan Gremi dhe shoqëria “Gremi Wellness” janë marrë të pandehur në kuadër të dosjes së botoksit kontrabandë, një hetim që lidhet me operacionin “Botulinum Toxin”, të zhvilluar nga autoritetet shqiptare në tetor 2024.

Sipas të dhënave të bëra publike, Gremi dhe kompania që ai administron dyshohen se kanë futur në Shqipëri produkte “Botox” me princip aktiv Botulinum toxin, të cilat nuk dispononin autorizim për tregtim në vend.

Çështja ndodhet aktualisht në fazën e seancës paraprake në Gjykatën e Tiranës, ndërsa seanca e radhës është planifikuar për 22 shtator 2026.

Në kuadër të hetimit janë marrë në shqyrtim edhe pajisje mjekësore të pacertifikuara, të cilat janë konstatuar gjatë kontrolleve në ambientet e “Gremi Clinic”.

Operacioni nisi në vitin 2024

Hetimi nisi pas operacionit “Botulinum Toxin”, gjatë të cilit autoritetet kryen kontrolle në rreth 30 klinika estetike dhe parukeri në Tiranë.

Kontrollet u zhvilluan nën dyshimet se në këto ambiente përdorej botoks i paregjistruar dhe i paautorizuar për tregtim në Shqipëri.

Gjatë aksionit u sekuestruan produkte që përmbanin toksinë botulinike, ndërsa hetuesit u përqendruan edhe te mënyra e furnizimit dhe shpërndarjes së tyre në klinikat estetike.

Çfarë ndodhi me Skerdi Faria?

Në fazat e para të operacionit, në kërkim u shpallën tre persona, mes tyre edhe mjeku Skerdi Faria, administrator i klinikës “Keit”, i cili në atë kohë dyshohej për përfshirje në aktivitetin e lidhur me përdorimin e botoksit të paregjistruar.

Pas vijimit të hetimeve, sipas të dhënave të bëra publike, çështja ndaj Farias është pushuar, duke mos u përballur më me akuzat në këtë dosje.

Kështu, rreth dy vite pas operacionit të vitit 2024, procedimi ka vijuar me marrjen të pandehur të Dritan Gremit dhe shoqërisë “Gremi Wellness”, ndërsa për Skerdi Faria procedimi është mbyllur me pushimin e çështjes.

Gjykata e Tiranës pritet të zhvillojë seancën e radhës më 22 shtator, ku do të vijojë shqyrtimi paraprak i dosjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të plagosur me thikë në Sarandë, tre persona dërgohen në spital: Konflikti dyshohet për...

0
Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, pas një konflikti të ndodhur në një subjekt tregtar pranë...

“Video dhe foto intime zbuluan abuzimin”, arrestohen 29-vjeçari dhe tezja e 12-vjeçares në Tiranë

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Tiranë, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një i afërm i saj dhe tezja. Policia...

Celularë në burgje, kontrollet në Peqin dhe Fier: Kapet një i burgosur, procedohen 7...

0
Kontrollet e kryera në IEVP Peqin dhe IEVP Fier kanë çuar në zbulimin e dy rasteve të mbajtjes së celularëve nga të burgosur. Si...

“Për një moment mendova se ishte J.Lo”, 35-vjeçarja arrestohet për vjedhje dhe bëhet virale...

0
Një grua nga Minnesota është bërë papritur virale në rrjetet sociale, jo vetëm për shkak të arrestimit të saj për vjedhje, por mbi të...

“U thye besimi ynë në drejtësi”, djali i Jakup Krasniqit reagon pas dënimit me...

0
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi prekës, duke shprehur dhimbjen...