Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, menjëherë pas kthimit nga vizita në Kombet e Bashkuara.
Sipas njoftimit, nisja e Ramës nga aeroporti JFK i Nju Jorkut ende nuk është konfirmuar për shkak të motit të keq. Për këtë arsye, ora e saktë e adresimit pritet të bëhet e ditur gjatë paradites së nesërme.
Kjo lëvizje vjen pas vëmendjes së madhe publike të krijuar rreth çështjes së ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Në kuadër të hetimeve janë bërë publike edhe komunikime të saj me biznesmenin Ergys Agasi, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.
Mbetet për t’u parë nëse kjo çështje do të jetë pjesë e mesazhit të kryeministrit apo nëse adresimi do të lidhet me një tjetër zhvillim.
Ora e saktë e deklaratës së Ramës pritet të njoftohet nesër paradite.





