12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas debatit në Kuvend

Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo e fundit ka reaguar përmes një videoje nga fjala e saj në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij, Berisha iu drejtua ministres me një pyetje:

“Vetëm një pyetje, keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit, të ka shërbyer për t’u ngjitur në detyrë si deputete?”

Pas kësaj deklarate, kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, i ndërpreu fjalën.

Së fundmi, Ismaili ka publikuar një video të fjalës së saj në Kuvend, ndërsa në përshkrimin e saj shkruan:

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha së bashku me Argitën (të bijën e Berishës).”

Në fjalën e saj në Parlament, Ismaili iu referua edhe historisë së shërbimeve shqiptare të inteligjencës, duke deklaruar:

“Si mund ta harrojnë shqiptarët SHISH-in e atëhershëm, as kur kryeministri urdhëronte policinë të mos zbatonte urdhrin e arrestit të një prej besnikëve, që ishte shpërblyer si drejtor tatimesh. Si mund të harrohet SHIK-u i Gazidedes si drejtues në operacionin e 97-ës. Si harrohet SHIK-u kur në 2012 Ilir Kumbaro u dënua me 15 vite burg për shkaktimin e vdekjes së Remzi Hoxhës. Ndihmove të arratiset nga Shqipëria në 97-ën ish-kreun e inteligjencës në Turqi dhe Siri. Aleanca e NATO në 2009-ën kufizoi aktivitetin e saj në Shqipëri për dokumentet sekrete dhe të energjisë bërthamore”.

Kjo deklaratë nxiti edhe reagimin e Berishës, i cili e çoi debatin më tej duke ngritur pretendime për takime të ministres me biznesmenin Ergys Agasi.

Përplasja vjen në një kohë kur në media janë publikuar raportime dhe pretendime të ndryshme lidhur me marrëdhënien mes Agasit dhe ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, në kuadër të hetimeve të SPAK-ut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me armë në Athinë, plagoset 10-vjeçarja shqiptare: Policia dyshon se shënjestra ishte 30-vjeçari...

0
Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare është plagosur gjatë një sulmi me armë ndaj një lokali në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Lokali rezulton...

“Tundim është edhe të rri me këto vajza të bukura”, At Nikolla Xhufka flet...

0
At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku është përballur me pyetje pikante nga moderatoret, duke folur hapur edhe...

Shpërthimi tragjik në Athinë, MEPJ: “Kjo tragjedi e prek thellë Shqipërinë”

0
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sot lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Athinë, ku humbën jetën gjashtë persona, mes...

Turqia rikthehet në krye, 64 milionë euro investime në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë

0
Turqia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit të...

I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet 41-vjeçari në Krujë pas operacionit...

0
41-vjeçari Agim Xhixha, i dënuar me 6 vite burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar nga Policia e Krujës në kuadër...