12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Vodhi makinën në Tepelenë dhe u arratis në Durrës, 30-vjeçari përplas 4 automjete para se të arrestohet

Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi, sipas Policisë, kishte vjedhur një automjet në Tepelenë dhe, në përpjekje për t’iu shmangur shërbimeve të policisë, ka përplasur katër automjete.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në rrugën “Pavarësia”, ku shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, gjatë patrullimit, konstatuan një automjet pa targa dhe me xhama të zinj. Drejtuesi i tij po kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Punonjësit e policisë i janë vënë në ndjekje dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të largohet.

Gjatë arratisjes, ai ka përplasur katër automjete, duke rrezikuar, sipas Policisë, jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të rendit.

Pas përplasjes, 30-vjeçari ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe kapur nga shërbimet e Policisë.

Nga verifikimet paraprake rezultoi se personi i ndaluar ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Durrës, 28-vjeçari filipinez humb jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike...

0
Një 28-vjeçar me origjinë nga Filipinet ka humbur jetën në Durrës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ndodhej në një varkë...

Berisha akuzon Ramën, Hysenin dhe Coldean: “Ata kanë zbatuar dhe zbatojnë porositë e Edi...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale për pretendimet e publikuara në mediat rumune lidhur me...

“Mirë se vjen, Ambasador Wendt!”, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton paraqitjen e letrave kredenciale

0
Ambasada Amerikane në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt. Në një reagim të publikuar në...

Sulm me armë në Athinë, plagoset 10-vjeçarja shqiptare: Policia dyshon se shënjestra ishte 30-vjeçari...

0
Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare është plagosur gjatë një sulmi me armë ndaj një lokali në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Lokali rezulton...

“Tundim është edhe të rri me këto vajza të bukura”, At Nikolla Xhufka flet...

0
At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku është përballur me pyetje pikante nga moderatoret, duke folur hapur edhe...