Një autobus pasagjerësh ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Elbasan, vetëm disa metra para hyrjes në tunel.
Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Raportohet se nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar. Pasagjerët që ndodheshin brenda autobusit kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.





