26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Stephen Graham rrëfen periudhën më të errët: “Në të 20-at tentova t’i jepja fund jetës”

Aktori britanik Stephen Graham ka folur hapur për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke rrëfyer se në fillim të të 20-ave kishte tentuar t’i jepte fund jetës, teksa përballej me një depresion të rëndë.

Në atë kohë, Graham ishte larguar nga vendlindja e tij, Kirkby, për të ndjekur shkollën e dramës në Londër. Paralelisht, ai po përjetonte edhe disa ngjarje të dhimbshme familjare, mes tyre abortin spontan të nënës dhe humbjen e gjyshes.

Në një intervistë për “The Times”, aktori 53-vjeçar tha se beson se një fuqi më e lartë e kishte shpëtuar. Graham pranoi se gjatë asaj periudhe ndihej i humbur dhe nuk dinte se si t’i përballonte vështirësitë me të cilat po përballej.

Pas kësaj periudhe, familja dhe këshillimi luajtën një rol të rëndësishëm në rikuperimin e tij. Graham ka treguar se sot mbështetet te meditimi, reiki dhe ushtrimet e përditshme, duke thënë se ka ndërtuar një bazë më të fortë dhe një ndjenjë më të qëndrueshme për veten.

Një rol të rëndësishëm në jetën e aktorit ka pasur edhe bashkëshortja e tij, Hannah Walters, të cilën e kishte njohur në shkollën e dramës.

Graham ka treguar më herët se Walters qëndroi pranë tij pas asaj periudhe të vështirë dhe se marrëdhënia e tyre u shndërrua gradualisht në dashuri.

Çifti u martua në vitin 2008 dhe kanë dy fëmijë, Alfie dhe Grace.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tronditje në Itali, 85-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë: Djali 53-vjeçar ndalohet

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pellezzanon, në provincën e Salernos në Itali, ku një grua 85-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën ku...

Zjarr në fabrikën e fishekzjarrëve në Rusi, të paktën 13 viktima

0
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu një fabrikë fishekzjarrësh në rajonin Yaroslavl të Rusisë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve...

Rrihet për vdekje zyrtari i partisë në pushtet në Kongo pas thirrjeve për masa...

0
Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Republikën Demokratike të Kongos është rrahur për vdekje pasi mori pjesë në një emision radiofonik,...

I pezullohet patenta Mauro Icardit pas videos së partneres: “Ndaloni së gënjyeri njerëzit dhe...

0
Sulmuesit argjentinas Mauro Icardi i është pezulluar e drejta për të drejtuar automjetin, pasi partnerja e tij publikoi një video ku shfaqeshin disa shkelje...

Nicole Scherzinger digjet nga uji i valuar një orë para koncertit: “Por shfaqja duhet...

0
Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger pësoi një djegie të dhimbshme në këmbë vetëm një orë para se të dilte në skenë në Düsseldorf të...