28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Kryeministri Edi Rama paralajmëron një sërë iniciativash që do të ndërmarrë qeveria e re në këtë mandat 4-vjeçar

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një sërë iniciativash që do të ndërmarrë qeveria e re në këtë mandat 4-vjeçar.

Ai tha se duke nisur nga janari i vitit që vjen do të vijojë aksioni në vijën bregdetare të vendit, për të evidentuar abuzimet për ndërtimet pa leje apo dhe rastet e ndotjeve. Po ashtu ai paralajmëroi dhe kryebashkiakët e vendit, që të kujdesen për territorin e bashkive të tyre, pasi në të kundërt nuk do të përfitojnë asnjë grant nga qeveria.

Mes të tjerash Rama tha se duke nisur nga 1 qershori i vitit që vjen, do të hiqen nga qarkullimi qeset plastike.

“Fëmijëve do iu përkushtohemi me një ofertë të re, ndërsektoriale, një pjesë e vogël të së cilës është nisja e anglishtes që nga klasa e parë. Programet për artet dhe sportin do të hyjnë në programin e shkollave, me libra cilëson të shtëpive prestigjioze dhe falas. Do t’i mbështesim kujdestarët publikë të fëmijëve tanë, qoftë në aspektin profesional dhe financiar. Do të investohemi fuqimisht. Në fillim pastërtia, pastaj gjitha të tjerat. Rritja e konsumit, e veprimtarisë ndërtimore, s’mund të rritet me nivelin e papastërtisë. Bashkisë që nuk pastrojnë dhe nuk menaxhojnë plehrat, s’do të përfitojnë asnjë grant nga buxheti i shtetit. Pastërtia duhet të kthehet në kryefjalën e çdo qeverie vendore dhe çdo kryebashkiaku. S’do të tolerojmë më mbylljen e syve nga pushteti vendor, të ndërtimeve pa leje. Që do të jetë një nga shënjestrat tona. Ligjin e kemi riparë dhe riforcuar në këtë funksion. Duam që ta bëjmë Shqipërinë e 2030-ës kampion të turizmit.

Duhet të shmangim papërgjshmërinë e zaptimit të territorit. Sektori i turizmit ishte i mirë por dhe aq kambanë alarmi për mbetjet. Një plan i ri agresiv i ndërhyrjes së qeverisë ndaj këtyre armiqve të shpërfilljes së këtij vendi do të vihet në veprim që nga janari i vitit ë ardhshëm. Vija e bregdetit të Shqipërisë, mund të përfitojë çdo vit e më tepër. Patriotizmi nuk është të urresh një komb tjetër por të duash vendin tënd. Është të sillesh me të si me shtëpinë tënde. Të paguash detyrimet që të takojnë dhe të ruash mjedisin që nuk të takon ty, për gjeneratës tjetër. Në qershor të viti tjetër do të ndalet konsumi i qeseve plastike. Ato janë vrasëse të mjedisit. Prodhimi, shitja, dot ë sanksionohen me zëri tolerancë. Nuk jemi të parët që e bëjmë, por jemi të parët që duhet ta kishim bërë. Do të anulohen lejet dhe licencat absurde për të ricikluar mbetje me demek të riciklueshme kazan në kazan, duke ndotur mjedisin. Mos kërkoni lëshime nga qeveria. Dita e fëmijëve, 1 qershori, do të jetë dita e çlirimit nga qeset plastike.”, tha Rama.

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...