25.9 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Paga do të rritet për disa kategori në masën 40%/ Kryeministri Rama: “Të gjitha rritjet e pagave të premtuara do të bëhen siç janë premtuar”

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ku po prezanton programin qeverisës, deklaroi se paga do të rritet për disa kategori në masën 40%.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se bëhet fjalë për infermierët, mësuesit, edukatorët, ndërsa për punonjësit e administratës paga do të rritet 30%.

Mes të tjerash Rama tha se dita e tij më e lumtur do të jetë ai moment kur të zbatohet programi për rritjen e pensioneve. Po ashtu Rama tha se duke nisur nga 1 janari, paga e trupës së Teatrit Kombëtar, Operas dhe Baletit do të dyfishohen. Kjo deklaratë e Ramës, bëri që në sallë të kishte duatroktije.

“Paga minimale është e ulët. Rritja e saj çdo vit, mundësisht deri në 40 mijë lekë të reja, deri në fund të mandatit, është objektiv i fushatës zgjedhore që do ta nisim qysh me projekt-buxhetin e vitit që vjen. Sot ndihem mirë se nuk ka asgjë, që nuk është premtuar në fushatë. Asnjë nga synimet e shpallur në fushatë s’ka ngelur pa mbetur në objektivë. E vërteta është se jo gjithmonë gjerat shkojnë sipas parashikimit, për shumë arsye. Këtu se kam për ata politikanë që premtimet i nxjerrin si pëllumbat e kapeleve të prestigjatorëve. Është jashtë parashikimit të qeverisë, tërmeti, pandemia. Siç ndodhi me aeroportin e Vlorës nuk ndeshëm me ngecje. Është e vërtetë që nuk premtoj diçka që e di që nuk bëhet, sa për të marrë duatroktije.

Të gjitha rritjet e pagave të premtuara do të bëhen siç janë premtuar. Sot e premtoj se kjo shumicë qeverisëse do të rrisë pagat e edukatorëve, të mësuesve, të mjekëve, infermierëve, me 40%. Pagat e administratës me 30%. Më lejonit të shtojë diçka që se kemi premtuar. Pas një shfaqe kulmore mbrëmë të trupës së teatrit, ku solistët shfaqen një provë prekëse, ku shkëlqyen pa asnjë dallim, paga e solistëve tanë të jashtëzakonshëm është e udhës që të dyfishohet që nga viti i ardhshëm. Do paraqesim për atë trupë një program stimulimi financiar. Është një nga përfaqësitë më europiane dhe dinjitoze që ka kjo republikë. S’kemi premtuar në fushatë asgjë domethënëse, as për pensionistët. Jo se nuk e dimë se ata meritojnë të shpërblehen më shumë se të tjerët. Përtej bonusit special që kemi vendosur në fundvit, por nuk kemi mundur dot dhe s’mundim dot që të hedhim atë hap, pasi gropa e hapur nga skema e vjetër e pensioneve para se të merrnim reformën e pensioneve, akoma nuk është mbyllur në pikën që ne hedhim një hap të guximshëm për rritje domethënëse. Dua të them sot, jo nga foltorja e fushatës, por nga Kuvendi, të gjithë gjyshërve dhe gjysheve se një plan i pavarur nga ecuria e kësaj reforme, është në tryezën tonë. Do të jetë dita më e bukur e jetës time publike dhe politike të marr shpërblim buzëqeshjen e tyre të bekuar për të vënë në zbatim plani për rritjen e pensioneve. Do ta mbajë çdo ditë në mendje marrjen e atij shpërblimi të shenjtë. Lus zotin që ta bëjmë realitet. Është një angazhim solemn në Kuvend për të bërë realitet këtë premtim të munguar. Kjo është diçka që ja vlen të bëjmë maksimumin.”, pohoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...