28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Maqedonia e Veriut/Në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima dhe 177 raste të reja me COVID 19.

Maqedonia e Veriut regjistroi të hënën 177 raste të reja me koronavirus dhe pesë viktima. Rastet e reja rezultuan nga testimi i 778 mostrave. Viktimat e fundit janë dy nga qyteti i Koçanit dhe nga një në Tetovë, Strumicë dhe Kriva Pallankë

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24-orëshin paraprak, 109 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut arrin në 21,130, i viktimave në 797 dhe i të shëruarve në 16,301.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se përkundër rritjes së numrit të rasteve, institucionet kanë kapacitet për t’u përballur me pandeminë.

Në Klinikën Infektive në Shkup, gjatë 24 orëve, janë pranuar tre persona, ndërsa numri i pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë ka arritur në 93.

Ministria e Shëndetësisë është në pritje të miratimit nga qeveria të rekomandimeve nga Komisioni i Sëmundjeve Infketive për ndalimin e tubimeve dhe festimeve familjare.

Masat gjithashtu parashohin kufizimin e vizitave nëpër familje deri në katër persona, si dhe ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00.

Ministri Filipçe tha se do të jetë e detyrueshme edhe mbajta e maskës në hapësirat publike, si jashtë, ashtu edhe brenda. Përjashtim do të ketë për aktivitetet sportive në natyrë, si dhe kur në automjet janë persona të së njëjtës familje.

 

opennews.al

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...