26.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Amendamentet për ndryshimet kushtetuese sjellin përplasje mes PS-PD/ Felaj: “Nëse nuk doni populizëm, sillni kalendarin.” Alibeaj: “Po i fshiheni fare pa elegancë…

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur dhe nuk kanë rënë dakort sot në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut kur diskutohej për mënyrën se si do të shqyrtohen propozimet e PD dhe PS, për ndryshimin e Kushtetutës.

Mazhoranca nuk është dakort që kalendari i punës të bashkojë nismën e saj për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandateve të vetingut me 3 amendamentet e PD ku mes të tjerave është edhe propozimi për vetingun në politikë.

DEBATI

Ermonela Felaj: Ky kalendar në datat dhe orët që parfashikon për mbledhjen e përbashkët të këshillit të legjislacionit dhe komisionit të ligjeve përkon me të njëjtin kalendar që miratuam para dy ditësh për shqyrtimin e nismës së propozuar nga mazhoranca për ndryshimin e kushtetutës.

Ne s’jemi për bashkimin e dy nismave dhe për proceduriale dhe përmbajtësore,
nisma jonë ngelet e karakterit tenik, ndërkohë nisma juaj ka tjetër karakter mund të ketë diskutime më komplekse se nisma jonë e në fund do ishte kundërvënie ndaj një vendimi të marrë dhe nje pamundësi për një mbledhje të përbashkët duke parë në të njëjtën kohë dy nisma.

Kështu do i ftoj kolegët e opozitës ta rishikoni kalenderin dhe në mbledhjen tjetër ta miratojmë.

Gazment Bardhi: Ne nuk biem dakort që ndryshimet në kushtetutë kanë karakter teknik, se s’mund të ndërhyjmë në kushtetutë cdo dy javë, apo cdo një muaj.

Felaj: Ju doni të shqyrtohet nisma juaj apo jo? Nese doni te shqyrtohet e jo ta përdorni për populizem propozoni kalendarin, nisma jone s’është e ndërvarur nga nisma juaj e anasjelltas.

Kalendeari që ju ofroni për mua është i paralizueshëm më bën të mendoj që nuk dashkeni të shqyrtohet. Ne nuk kemi shprehur asnjë qëndrim paraprak.

Bardhi: Pyetja e ka përgjigjen brenda se kolegët kanë para një kalendar të propozuar nga ne nuk është i kopjuar, është kalendar që e trajton jo si mbledhje partizanësh, që PS më vete e PD më vete.

S’jemi këtu për të për interesat e partive politike, kushtetua nuk është as e PS as e PD, ka disa propozime për ndryshime kushtetuese, disa amendamente, është i njëjti ligj do trajtohen bashkë, sikundër mund të ketë cështje te propozuara që mund të biem dakort mund të mos biem dakort.

Ne kemi disa propozime ju keni disa do i diskutojmë të gjitha, po themi do i shqyrtojmë të gjitha sic ka qenë edhe qëndrimi juaj ne publik, se ju tjetër gjë thoni në publik tjetër gjë thoni në mbledhje.
Tani thoni do diskutojmë ndarazi, ju rrini te selia juaj ne te selia jonë, se Kushtetutën e ndryshojmë me frymën e shenjtë.

Kushtetuta ndryshohet në këtë mbledhje me diskutime për cdo propozim ndaj nuk ka asnjë arsye për të ndërprerë mbledhjen për të bërë një kalendar tjetër e për të caktuar data të tjera. Ndaj propozoj të vijojmë me miratimin e kalendarit

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT