34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

PD prezanton 3 nismat për ndryshimet kushtetuese/ Rushaj: “Veting të politikanëve për të ndaluar aleancat e fshehta me krimin”

Partia Demokratike është rikthyer në tryezën e Këshillit të Legjislacionit, ku ka paraqitur dhe nismën e saj ligjore mbi ndryshimet kushtetuese

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, deklaroi se pastrimi i politikës nga zyrtarët e lartë dhe politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin i shërben një qeverisje më të mirë për qytetarët dhe i jep fund modelit të papërshkueshmërisë.

Rushaj e vendosi theksin tek vetingu i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë me qëllim që të shkëputen lidhjet e krimit të organizuar me politikën, në mënyrë që t’i hapet rruga demokratizimit të vendit.

“Partia Demokratike ka paraqitur këtë nismë që përfshin në vetvete tre çështje, vetingun e politikanëve, reformën zgjedhore dhe reformën territoriale.

Duke filluar nga e para, vetingu i politikanëve, do doja ta nisja duke theksuar se integriteti i zyrtarëve është premisë për qeverisje demokratike dhe për një shtet të së drejtës. Sipas të dhënave të publikuara, bashkëpunimi mes krimit të organizuar me politikanëve, si dhe korrupsioni janë në nivele alarmante. Procesi i verifikimit të pasurisë bëhet aktualisht vetëm për prokurorët dhe gjyqtarët. Është fakt që procesi i vetingut nuk po aplikohet për politikanët. Ne mendojmë se kjo do të ndikonte në demokratizimin e qeverisjes dhe do të ndalonte aleancat e fshehta para dhe pas zgjedhjeve mes politikanëve dhe krimit të organizuar. Vetingu duhet të aplikohet ndaj zyrtarëve të lartë publikë, ku përfshihet kryeministri, deputetët, ministra, kryebashkiakë dhe zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore.

Kreu i grupit parlamentar të PD, përdori fjalët e Paolo Brosellino-s ku tha:

“Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që Të flakin politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Putini shpreson që jemi të lodhur”, Zelensky mesazh të fortë në 35-vjetorin e pavarësisë...

0
Ukraina shënon sot 35-vjetorin e rivendosjes së pavarësisë, ndërsa Kievi ka pritur një sërë liderësh evropianë, të cilët kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas për...

33 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 6 vijojnë aktive – angazhohen 214...

0
Plot 33 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe...

Elbasan/ Dyshohet se joshte të mitur për takime, arrestohet 59-vjeçari

0
Një 59-vjeçar, banues në Elbasan, është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen...

33 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 6 vijojnë aktive – angazhohen 214...

0
Plot 33 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe...

Zjarret në Dibër/ Izolohen vatrat në Dibër, Klos e Mat, aktive mbetet vetëm Ballenja...

0
Situata nga zjarret në Qarkun e Dibrës paraqitet më e qetë në nisje të kësaj jave. Vatrat që ishin aktive në Dibër, Klos dhe...