25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Sinjali për ndihmë i njohur në TikTok i shpëton jetën një 16-vjeçareje e cila ishte zhdukur prej ditësh në Karolinën e Veriut

Një adoleshente, e cila ishte e zhdukur prej disa ditësh, në Karolinën e Veriut u shpëtua nga policia, pasi ajo sinjalizoi për ndihmë duke përdorur një gjest dore të njohur në TikTok, për të përfaqësuar dhunën në shtëpi, sipas policisë.

16-vjeçarja nga Asheville, Karolina e Veriut, u raportua e zhdukur nga prindërit e saj të martën. Të enjten, një automobilist në Kentaki thirri 911 për të raportuar se kishte parë një vajzë në vështirësi në një automjet.

Një shofer vuri re në anën e pasme të një makine tjetër një vajzë që bënte gjestin e pëllëmbës së mbyllur, me gishtin e madh të përkulur, shenjë e shpikur nga kanadezët për t’i dhënë grave një mjet mbrojtës kundër abuzimeve, në ndërkohë që i njoftojnë këto veprime të dhunshme pa folur.

Personi thirri 911 dhe qëndroi pas automjetit për shtatë milje duke transmetuar informacione në polici, sipas WYMT. Policia ka mundur ta ndalojë makinën dhe ka shpëtuar adoleshenten.

Personi, i cili e kishte mashtruar vajzën, dhe më pas kishte shfaqur shenja të abuzimit seksual, u arrestua.

Gjesti i dorës është një shenjë me një dorë që dikush mund ta përdorë kur është në ankth ose në situatë të vështirë, sipas Fondacionit Kanadez të Grave. Dikush që përdor sinjalin e mban dorën lart me pëllëmbën e kthyer nga jashtë, më pas fut gishtin e madh dhe mbyll gishtat për të kapur gishtin e madh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...