21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

FOTO/ Pamjet e drogës shqiptare që u kap në Greqi

Autoritetet greke kanë publikuar pamjet e rreth 1200 kg kanabis që u sekuestruan në një zonë pranë Gjithios në Peloponez.

Sipas informacioneve të para,ngarkesa ka mbërritur me skaf nga Shqipëria disa ditë më parë dhe ishte shkarkuar në një zonë të izoluar.

Policia thotë se kishte informacion për mbërritjen e lëndës narkotike dhe ndaj dhe strukturat e posaçme të saj ndodheshin në alarm.

Deri tani janë 2 të arrestuar shqiptarë të cilët janë gjetur mbi motoskafin që transportohej droga.Mëngjesin e datës 8 tetor 2020 policia kufitare e Githios ka pikasur një gomone me tre persona ekuipazh që po lëvizte me shpejtësi të madhe në zonën detare.

U tentua te ndalohej gomonia, por drejtuesi shtoi shpejtësinë dhe arriti të largohej, thotë policia greke.Disa ditë më pas mjeti lundrues u zbulua gjysëm i mbytur afër një plazhi dhe në një zonë shkëmbore pranë tij u zbuluan dhe sekuestruan 20 çanta me rreth 1.2 ton marijuanë me vlerë rreth 6 milionë euro.Policia ka kryer kontrolle në Manin lindor dhe brenda një magazine në Marmari arrestoi një shqiptarë. Ai rezultoi një nga tre drejtuesit e gomones.

Në të njëjtën ditë u ndalua në zonë një shqiptar tjetër që po lëvizte me automjet në kërkim të skafistit të fshehur.

Me pas u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë, bashkëpunëtorë në ngjarje, të cilët lëviznin në një zonë rurale ne Lakonia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...