33.5 C
Tiranë
Thursday, June 12, 2025
spot_img

Emrat/ OFL iu çon formularët 4 të dënuarve: Deklaroni burimet e pasurisë për 48 orë!

Janë tre të dënuar për vrasje e tentativë vrasje nga Dibra si dhe një tjetër nga Tirana subjektet e radhës të Operacionit Forca e Ligjit, Besnik Lamçe, Qemal Kaçi, Ermal Lila (Reçi), Vehap Shehu.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Besnik Lamçe, banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja me armë”;

Qemal Kaçi, banues në Burrel, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Ermal Lila (Reçi), banues në Peshkopi, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (vrasja e funksionarëve publikë);
Vehap Shehu, banues në Fushë Bulqizë, Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Austria në zi – Masakra në shkollën BORG të Gracit trondit vendin: 11 të...

0
Një ditë që duhej të shënonte rikthimin në normalitet pas një fundjave të gjatë, u kthye në një tragjedi të pashembullt për qytetin e...

Kukës – Arrestohet 60-vjeçari për tentativë kultivimi kanabisi në Mgullë, në kërkim edhe vëllai;...

0
Policia e Kukësit ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të operacionit kombëtar anti-kanabis të koduar “Koordinata”,...

Genc Gjokutaj: Gjyqi i Sali Berishës do të jetë me dyer të hapura –...

0
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka deklaruar se gjyqi ndaj liderit të Partisë Demokratike do të zhvillohet me dyer të hapura dhe ka...

Berisha ngre alarmin për manipulim të zgjedhjeve: Pensionistëve po u mblidhen kartat e identitetit...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë për atë që ai e cilëson si “proces kriminal zgjedhor” në...

“Masakër në Austri” – 21-vjeçari vret 10 vetë në ish-shkollën e tij, mes viktimave...

0
Austria është tronditur thellë nga një prej ngjarjeve më të dhunshme në historinë e saj moderne, pasi një 21-vjeçar i armatosur vrau 10 persona...