13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës Rama u bën qytetarëve të vaksinohen: “Vaksina nuk të mbron nga infektimi por nga vdekja, e kalojnë në simptoma të lehta”

Kryeministri Edi Rama pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës ka dhënë edhe një prononcim për mediat.

Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen , ndërsa paralajmëroi se mund të vijë momenti kur mund të kërkohet edhe pasaporta e vaksinimit për të shkuar në punë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se vaksina kundër COVID-19 nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja, pasi personat e vaksinuar e kalojnë virusin me simptoma më të lehta.

“ Bëra sot vaksinë e tretë me zgjedhje të rastësishme. Unë nuk e kuptoj dot se si në shekullin XXI nuk i besohet shkencës. Si ka mundësi që kjo të jetë një lojë dhe asnjë kanal serioz informimi të mos flasë. I është mbyllur goja të gjitha mediave të botës dhe i është hapur goja atyre që nuk kanë lidhje me shkencën. Flasim për tu vaksinuar të gjithë akademitë e botës dhe flet kundër vaksinash një lumë konspiracioni në Facebook e internet. Kjo është skandaloze dhe të fyesh inteligjencën tënde që në vend ti besosh shkencës apo fakteve.

Vaksina nuk të mbron nga infektimi por nga vdekja, e kalojnë në simptoma të lehta. Duhet të jemi të qartë që ne nuk mund ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë sepse mbajmë përgjegjësi,. I the të gjithëve se mund të vijë moment i që të ndalohen të shkojë në punë pa pasur kartelën e vaksinimi online . U them të gjithë atyre  që kanë të bëjnë me hapësira të sepse mund të vijë momenti që nuk mund të lejojnë të hyjnë në markete, u them edhe atyre që kanë dyqane të vaksinohet sepse mund tu mbyllet dyqani. Nuk mund të rrezikohet për shkak se një pjese i bën kërshillëk shkencës”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...