13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Rama: “Nëpunës të këtij shteti të vaksinohen se mund të vijë momenti që të ndalohen të shkojnë në punë”

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se në Shqipëri mund të vijë dita që nëpunësit e administratës apo ata që kanë biznese dhe qytetarë do u ndalohet të dalin apo të shkojnë në punë nëse nuk kanë kryer vaksinën anti Covid.

Rama u bëri thirrje qytetarëve dhe punonjësve të administratës si dhe bizneseve të vaksinohen pasi mund të shtrëngohen masat kufizuese dhe rrjedhimisht liria e tyre per te shkuar ne pune.

Nuk e kuptoj dot se si në shek 21 nuk i besohet shkencës por delirantëve në internet.
Vaksina të mbron nga vdekja, e kalojnë me simptoma të lehta. Cfarë mund të thuhet tjetër sot?

Austria është mbyllur komplet, vende të tjera po marrin gjithëfarë lloj masash.

Ne kemi bërë cmos që mos ngarkojmë pskikologjikisht e mos stresojmë sektorët e jetës në vendin tonë, duhet të jemi të qartë për një gjë, ne nuk mundet dot ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë të dalë ku të dalë se mbajmë përgjegjësi.

Nëpunës të këtij shteti të vaksinohen se mund të vijë momenti që të ndalohen të shkojnë në punë pa pasur kartelën e vaksinimit online e s’do pagueh nga taksat e qytetarëve pse s’duan të vaksinohen.

U them gjtihë atyre që kanë të bëjnë me hapësira publike ne punen e tyre që të vaksinohen se mund të vijë momenti s’do lejihen të hyjnë në markate e dyqane, të gjithë atyre që kanë dyqane se mund të vijë momenti që do u mbyllet dyqani, e kështu me rradhë të gjithëve.

S’mundet dot që për shkak se një pjesë i bën karshllëk shëndetit të vet e të familjarëve
unë nuk e kuptoj qartë nga gjithë cfarë po ndodh pas vaksinimit aq më tepër sot ku gjithë bota është e shqetësuar per variantin e ri por prapë së prapë është e sigurt që vaksina mbron”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...