25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

VIDEO/Iu bë atentat, biznesmeni akuzon Ben Blushin: Nëse më preket një fije floku mua dhe fëmijëve…

Biznesmeni Andon Dhima ka reaguar publikisht duke akuzuar gazetarin Ben Blushi për atentatin e dështuar ndaj tij.

Ai thotë se nëse i preket vetëm një fije floku atij dhe familjes, ai ka vetëm një të dyshuar: Blushin.

Kujtojmë se më herët në media është botuar një letër e biznesmenit Andon Dhima drejtuar ambasadës së SHBA në Tiranë, në të cilën denoncohet ish-deputeti Blushi, se nuk i ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por edhe për një borxh 100 mijë euro të marra në emër të të vëllait, të cilat refuzon që t’ia kthejë.

REAGIMI I BIZNESMENIT

Te nderuar te aferm, miq dhe shoke. Ju falenderoj nga zemra per kurajon dhe mbeshtetjen ne keto momente te veshtira per mua dhe familjen time.

Nje atentat i deshtuar dhe dora e Zotit ben qe te jemi bashke pas nje ngjarjeje ende te pabesueshme.

Po e shkruaj publikisht ate qe ju kam thene oficereve te policise gjyqesore mbi dyshimet e mia.

Une nuk kam asnje perplasje dhe konflikt me askend ne kete bote dhe ata qe me njohin e dine mire kete gje.

Dyshimet e mia jane vetem tek nje emer dhe nje person te cilin e kam denoncuar publikisht.

Ai quhet Ben Blushi nje nga ish miqte e mi, qe prej kohesh po ben gjithcka per te me grabitur pronat.

Cdo denoncim ndaj tij e kam bere ne organet e drejtesise dhe ambasaden e SHBA-ve.

Ne rast se preket nje qime floku e femijeve te mi apo sulmohem une pas ketyre sulmeve une dyshoj vetem tek nje emer BEN BLUSHI.

Kete e kam thene ne polici po e them edhe publikisht.

Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen qe me jepni pas kesaj ngjarjeje ku jeta e njeriut duket se kushton vetem 5 sekonda.

Nje falenderim te vecante per te gjitha mediat qe po denoncojne kete rast dhe nuk po heshtin.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...