26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Publikimi i pagave/ Reagon zyra e Komisionerit: “Përbën një shkelje shumë të rëndë të lirive dhe të drejtave të sanksionuara në Kushtetutën e Shqipërisë”

Pas skandalit të publikimit të pagave, ka reaguar zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Komisioneri thekson se i është drejtuar me një akt administrativ Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Sipas Zyrës së e Komisionerit shpërndarja e këtyre të dhënave, në faqe interneti apo organe të medias, përbën një burim të hapur dhe të paligjshëm informacioni.

Kjo ngjarje mund të shkaktoj pasoja të rënda për jetën private, profesionale dhe familjare të qytetarëve dhe përbën një shkelje shumë të rëndë të lirive dhe të drejtave themelore të tyre të sanksionuara në Kushtetutën e Shqipërisë.

NJOFTIMI :

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale i është drejtuar me një akt administrativ Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në lidhje me publikimin/shpërndarjen në mënyrë të paligjshme të dhënave personale (databaza) të qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat.

Zyra e Komisionerit thekson se publikimi/shpërndarja e këtyre të dhënave, në faqe interneti apo organe të medias, përbën një burim të hapur dhe të paligjshëm informacioni, në të cilin çdokush, brenda dhe jashtë vendit, ka mundësinë e aksesimit të këtyre të dhënave në kundërshtim të plotë me parimet dhe kriteret ligjore të përpunimit të përcaktuara në ligjin nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Nisur nga volumi jashtëzakonisht i madh i të dhënave që përmban kjo databazë, Zyra e Komisionerit ka kërkuar bashkëpunim efektiv dhe ndërhyrje të shpejtë institucionale për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të të dhënave personale online dhe/ose nëpërmjet mediave.

Zyra e Komisionerit vlerëson se kjo ngjarje mund të shkaktoj pasoja të rënda për jetën private, profesionale dhe familjare të qytetarëve dhe përbën një shkelje shumë të rëndë të lirive dhe të drejtave themelore të tyre të sanksionuara në Kushtetutën e Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyrmishi për Këshillin e Sigurisë: “Organ pothuajse formal”, nuk u adresua komprometimi i informacionit

0
Eksperti i sigurisë Arjan Dyrmishi e ka cilësuar Këshillin e Sigurisë Kombëtare si një organ kryesisht formal dhe simbolik, duke argumentuar se mbledhja e...

Gjermania hyn në dimër me rezervat e gazit në nivel rekord të ulët: Rriten...

0
Gjermania po hyn në sezonin e dimrit me rezervat e gazit në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë për fundin e shtatorit, duke...

Inteligjenca daneze paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n me sulme të kufizuara

0
Rusia mund të ndërmarrë sulme të kufizuara ndaj vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa tensionet me Evropën vijojnë të rriten. Paralajmërimi vjen nga shërbimi danez...

Shpërthimi vdekjeprurës në Plaka, hetimet përqendrohen te gazi: Kërkohet pika e saktë e rrjedhjes

0
Hetimet për shpërthimin vdekjeprurës në Plaka, ku humbën jetën gjashtë persona, janë përqendruar në katin e dytë të ndërtesës, instalimin e gazit natyror dhe,...

Komandanti i KFOR-it pret të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë: Në fokus...

0
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e misionit në Camp Film City, në Prishtinë, të ngarkuarën me punë të Shteteve...