25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Dekonspiroi aksionin top sekret, zyrtari i policisë

Një zyrtar i Policisë së Elbasanit është marrë i pandehur për dekonspirimin e një aksioni top-sekret të forcave RENEA në fillim të korrikut, një vit më parë. Bëhet fjalë për operacionin në Papër të Elbasanit, ku edhe u gjetën e sekuestruan 37 armë automatike. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Elbasanit, ishte efektivi Eduart Hasani, personi që teksa ndodhej në vendngjarje fotografoi arsenalin e armëve dhe shpërndau fotot te kolegët.

Detajet e aksionit që u mbajt sekret nga Policia e Shtetit u publikuan në media bashkë me fotot e armëve. Pikërisht pas publikimit të fotove, Prokuroria nisi hetimet ku fillimisht katër punonjës policie u pezulluan nga detyra, por më pas u rikthyen në detyrë pasi u mësua se nuk kishin lidhje me ngjarjen. Edhe Hasani u pezullua nga puna, por u rikthyer sërish në detyrë.

Ndërkohë që tani pasi një viti, efektivi Eduart Hasani është njohur zyrtarisht me akuzën dhe pritet që brenda pak ditësh dosja t’i dorëzohet gjykatës për të marrë vendimin përfundimtar. Ndërkohë që akuzë është ngritur edhe për zyrtarin tjetër, Edvin Gjyli, por duke marrë parasysh faktin që ai po kërkohet për vepra të tjera penale, dosja për të u veçua

Ndërkohë, kur ka kaluar një vit, Policia e Shtetit ende nuk ka mundur që të zbulojë se kujt i përkisnin armët e gjetura, edhe pse fillimisht u dyshua se ishin të një grupi kriminal që operonte në trafikun e drogërave të forta në Holandë dhe vende të tjera të Bashkimit Europian.

RENEA zbarkoi në Elbasan më datë 1 korrik, një ditë pas vrasjes së 22-vjeçarit Klevi Baho dhe plagosjes së Aldo Bahos, gjeti një arsenal me armë të softistikuara. Lajmi u bë publik më datë 9 korrik dhe kjo gjë erdhi pasi dy efektivët e nxorrën informacionin.

Ngjarja ndodhi në ambjentet e karburantit “Eldio Petrol”, ku krejt rastësisht u gjet edhe baza e armatimit. Për këtë arsenal të madh armësh u shpall në kërkim dhe më pas u vetëdorëzuar Ilir Beko, pronari i karburantit “Eldio Petrol”, i cili momentalisht vijon të jetë nën hetim.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...