25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Mediat greke: Është parë në Athinë në gjendje të rënduar

Zhvillimet në rastin e zhdukjes së 19-vjeçares Artemis Vasili, gjurmët e të cilës u zhdukën nga zona e Koropit, në mesditën e së premtes, nuk duken aq premtuese.

Sipas Life Line dhe konkretisht shërbimit Silver Alert, ka katër dëshmi që pretendojnë se ata e panë vajzën e re duke ecur në rrugët kryesore të Athinës në një gjendje të keqe psikologjike, shkruajnë mediat greke.

Konkretisht të shtunën në mëngjes, dëshmitë raportojnë se një grua e pa vajzën 19-vjeçare në një gjendje shoku dhe duke qarë vetëm në rrugë. Gruaja iu afrua vajzës së re dhe u përpoq ta ndihmonte, ndërsa Artemisi u largua.

Një tjetër dëshmitar deklaron se të hënën në mëngjes, duke zbritur në stacionin e autobusit “Universiteti”, ai pa 19-vjeçaren e trembur dhe me nxitim.

Gjithashtu një informacion tjetër që vjen nga njerëz të EKAB është se ata u thirrën për të marrë një vajzë 20-vjeçare në zonën e Monastiraki, të cilës i kishte rënë të fikët në rrugë. Më pas u njoftuan autoritetet, por vajza deklaroi se ishte mirë dhe nuk i ndoqi ata. Të gjitha këto dëshmi i kaluan Departamentit të Sigurisë Koropi, i cili po heton çështjen dhe po bëhen hetime.

Familja dëshiron gjetjen e vajzës

Life Line dhe specifikisht shërbimi Silver Alert përmes Protothema.gr i bën thirrje gruas që të shtunën në mëngjes pa Artemisën në gjendje të keqe psikologjike dhe bisedoi me të për ta ndihmuar, të kontaktojë shërbimin, sepse dëshmia e saj mund të ndihmojë në gjetjen e vajzës. Familja apelon për këdo që di diçka të kontaktojë policinë në 1065 dhe t’i kërkojë vajzës së tyre të kthehet përsëri tek ata.

Familja ka frikë se fati i fëmijës së tyre mund të jetë i keq, pasi është dita e pestë që vajza e re është larg shtëpisë, pa dhënë shenja jete. Prindërit po kërkojnë përgjigje në lidhje me zhdukjen e vajzës së tyre  ndërsa ditën e zhdukjes së saj, Artemis u regjistrua nga një kamera sigurie duke ecur në mesditë në një rrugë në Koropi.

Njohja me një djalë dhe mos-aprovimi i të atit

Thuhet se ajo kishte njohur një djalë 25 vjeç në rrjetet sociale, por babai i saj nuk kishte qenë dakord me këtë lidhje. Ndarja e mundshme me djaloshin që pëlqente mund të ketë sjellë përshtjellimin e së resë, që njihet edhe si natyrë e mbyllur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...