8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Partia Socialiste do të nisë përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme lokale/ Rama: “Jemi kampionët që hyjnë gjithmonë për të fituar”

Kryeministri Edi Rama shprehet se Partia Socialiste do të nisë përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme lokale. Sipas tij, PS do të hyjë në këto zgjedhje për të fituar.

Pas mbledhjes së Kryesisë së socialistëve,i pyetur nëse do të hyjë në aleancë për zgjedhjet e pjesshme, Rama deklaron se e vetmja aleancë është me qytetarët për t’i kërkuar votën.

“Ne jemi kampionët që hyjnë gjithmonë për të fituar. Në politikë nuk ka barazim. Këto janë zgjedhje vendore për komunitetet. Nuk do bëjmë luftë jetë a vdekje. Nuk do mbulojë ekranet nga mëngjesi deri në darkë. Do i bëjmë të gjithë yzmetin e nevojshëm. Do bëjmë detyrat tona që sipas kalendarit të organizimit për të qenë të pranishëm në këto komunitete. Nuk jemi në kushtet kur është e nevojshme të bëjmë parashikime të këtyre natyrave. Ne kemi një makineri që bën analiza, por nuk është ky rasti.

Dihet botërisht që ne jemi në aleancë me qytetarët. Këshillimi Kombëtar është një mekanizëm për të shtrirë këtë aleancë. Unë i ftoj të gjithë të marrin pjesë këtu. Nuk është një proces regjistrimi në Partinë Socialiste. Do shkojmë në këto zgjedhje të pjesshme me të njëjtën frymë. Do kërkojmë votat nga qytetarët. Dhe atyre që mund të kenë paragjykime, u them merrni pjesë dhe le të mos paragjykojmë nismën. Përsa i përket zgjedhjeve, ne jemi PS-ja, jemi njishat, nuk hyjmë në punë për tu bërë dysh. Këto zgjedhje kanë rëndësinë e tyure. Patjetër kanë synim fitoren” – tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...