24.4 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Basha: “Është përpjekja e fundit e një regjimi në koma, patëm krah gardianin e demokracisë, SHBA-të”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur edhe njëherë nevojën urgjente për një reformë zgjedhore, territoriale dhe vetingun e politikanëve si mjete për sigurimin e votës së lirë.

Nga Kurbini ku ishte në takimin e radhës me demokratët, Basha u shpreh se kjo është përpjekja e fundit e një regjimi i cili është në koma.

“Pasi e ka varfëruar Shqipërinë si askush, pasi e ka vjedhur si askush, pasi ka ngritur në fron llumin e shoqërisë dhe ka nxjerrë jashtë institucionet e duke mbushur parlamentin me hajnat, teksa policia tërheq zbvarrë gratë e moshuara që mbrojnë shtëpitë e tyre. Në Shqipëri vjedhjet sëhkatërrohen për shkak të lidhjes së Edi Ramës me baronët e drogës.

Është përpjekja e fundit e një regjimi, por një regjimi në koma. E për fat të keq ndërkohë që e gjithë energjia e vëmendja jonë duhej të përqëndrohjej për t’i dhënën një grusht regjimit e rikthyer demokracinë, në betejën opozitare jo për të njohur rezultatin e zgjedhjeve sepse nuk pranohet por për të sjellë ndryshimin.

Vota duhet garantuar përmes një reforme të thellë zgjedhore, territorial, vetingut të politikanëve. Duke filluar nga unë i pari. Jo thonë 3 të tjerët. Nesër do thonë edhe peshkatarët, zdrukthëtarët, vetëm politikanët jo. Pse?

Sepse kanë shumë për të fshehur. E pra, nuk ka qenë rrugëtim i lehtë. Nuk e shembën dot diktaturën me goditjen e parë. Patëm krah gardianin e demokracisë, SHBA-të. E dimë të gjithë shqiptarët që sa herë ndodhemi në tiraninë e korrupsionit e krimit të organizuar 2 kushte duhet që ta përmbushim këtë: Të qëndrojmë krah njëri-tjetrit dhe mos ta humbasim busullën tonë të Partisë Demokratike, proamerikanë e europiane”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...