25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Arrestohet i dënuari për drogë në Çeki , i sekuestrohen pasuritë

Disa pasuri të një personi të dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Republikën Çeke janë vënë nën sekuestro nga ana e Gjykatës së Lushnjës me kërkesë së Prokurorisë së këtij qyteti.

Me anë të një njoftimi nga Prokuroria e Përgjithshme, bëhet me dije se pasuritë i përkasin shtetasit me iniciale E.S., i hetuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në Republikën Çeke. Midis pasurive të vëna nën sekuestro më datë 22 janar të këtij viti, është edhe një objekt dykatësh në zonën bregdetare të Dhërmiut në Vlorë si dhe dy apartamente në Tiranë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr. 01, datë 14.1.2022, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit E.S., i hetuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në Republikën Çeke. Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin nr.3 (75), datë 22.01.2022, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, të përshkruara më poshtë:

• Objekt 2-kt, i ndodhur në Dhërmi, në kompleksin turistik “***”, me nr. G**;

• Pasuria Nr.104/**+*-**, e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20m2, zona kadastrale 3***, Selitë, Tiranë;

• Pasuria Nr.104/**+*-**, e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40m2, zona kadastrale 3***, Selitë, Tiranë.

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Lushnjë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...