25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

PS miraton e vetme projektligjin! PD voton kundër nismës së vetingut të noterëve

Pas gjyqtarëve, prokurorëve e punonjësve të Policisë, tashmë vetingut do t’i nënshtrohen edhe noterët. Projektligji u miratua dje në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e maxhorancës.

Ministri i Drejtësisë, i cili do të bëjë edhe vetingun e noterëve pasi ligji të hyjë në fuqi, ishte dje para deputetëve dhe shpjegoi risitë e projektligjit. “Janë rregulluar 4 çështje kryesore që lidhen me integritetin dhe besueshmërinë profesionale, me shkeljet disiplinore jashtë ushtrimit të profesionit, me përfshirjen në listën e personave të shpallur sipas legjislacionit për masat kundër financimit të terrorizimit, si dhe e katërta, lidhur me kërkesën e autoritetet përgjegjës për revokimin e licencës së noterit në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Lidhur me integritetin dhe besueshmërinë, ky koncept i parashikuar në këto ndryshime siguron që të përjashtohet mundësia që të futen në profesionin e noterit ata persona me kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar apo ata me vepra penale. Ligji i noterisë pavarësisht se është një ligj i ri, nuk parashikonte asnjë instrument që të pengonte bashkëpunëtorët e kriminelëve në profesionin e noterit. Këto ndryshime vlejnë për kandidatët për noter që do të pranohen në shërbimin noterial sipas ligjit të 2018”, tha ministri Manja.

Projektligji u kundërshtua nga deputetët e opozitës. Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi, u shpreh se Ministria nuk ka marrë parasysh në hartimin e ligjit rekomandimet që ka bërë Dhoma Kombëtare e Noterisë dhe OPDAT-i. Ndërkohë, u shpreh se me këtë projektligj synohet që të futet klientelizmi edhe te noterët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...