25.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

KUVEND/ Manastirliu bën deklaratën e fortë: Po të kemi mbingarkesë, do zgjedhim pacientët. Lleshaj përplaset ashpër me Murrizin, Valteri interpelancë për Ahmetajn

Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Ministrat e kabinetetit Rama kanë bërë deklarata të forta nga foltorja dhe janë përplasur me deputetët e opozitës. Ogerta Manastirliu, e cila drejton ministrinë e Shëndetësisë, ka bërë deklaratën e fortë se në rast mbingarkese në spitalet COVID, mjekët do të zgjedhin se cilët pacientë do të trajtojnë në bazë të moshës dhe shanseve për të mbijetuar.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u përplas me deputetin Myslim Murrizi pasi ky i fundit i përmendi edhe njëherë paraardhësit e tij, duke e cilësuar si “shoferin e Eskobarit”. Nga ana e tij ministri ka ngritur tonet dhe është përplasur me të, por ndërhyrja e Ruçit uli “gjakrat” mes tyre.

Më të qeta ishin përplasjet mes ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj me deputetin Halit Valteri. Deputeti e ka akuzar se nuk po punohej me kapacitet të plotë dhe kërkoi me shifra sesa ishte investuar deri më tani nga qeveria për procesin e rindërtimt. Ndërsa ministri e ka ftuar me të në terren për të inspektuar nga pranë të gjitha punimet.

Ndërkohë deputeti Kujtim Gjuzi i bëri thirrje për interpelancë me dy prej ministrave të kabinetit të kryeministrit Edi Rama por nuk kaloi pa folur edhe për koronavirusin, gjë që i shkaktoi përplasje me deputeten Milva Ekonomi.

Ndërkohë që më pas deputetët do të votojnë sërish ndryshimet në Kodin Zgjedhor pavarësisht kërkesave nga ndërkombëtarët për pritur opinionin e Komisionit të Venecias. Gjithashtu për votim do të kalojnë edhe ndryshimet në Kodin Penal dhe akti normativ i qeverisë për faljen e gjobave të vendosura gjatë periudhës së shtetrrethimit. Më pas, për të gjithë një orë është rezervuar për të diskutuar për çështje jashtë rendit të ditës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...