24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Balla sulmon Berishën: Ti dhe familja jote ndërtuat 20 milionë euro pasuri në qendër të Tiranës

Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla ka akuzuar sot ish-kryeministrin Sali Berisha se SPAK ende nuk ka dhënë një përgjigje që rëndon mbi të në lidhje me privatizimin e 100 mijë euro pronë.

Balla i referohet kompleksit Partizani, ku tha se Sali Berisha dhe familja e tij kanë ndërtuar aty një pasuri prej 20 mln euro.

Balla: U shprehe Sali për SPAK-un. Ka të drejtë se SPAK-u ndaj teje nuk po vepron. Kuvendi në mars të 2017 ka miratuar një raport përfundimtar të një komisoni hetimor dhe me votë të Ilir Metës je kallëzuar për shpërdorim të rendë detyre, korrupsion nga Kuvendi i Shqipërisë dhe sot i bëj thirrje SPAK që ti kthejë përgjigjet se ku gjenden hetimet. Por edhe për kallëzimet për vjedhjen e mjediseve të kompleksit Partizani. Një prokurore e ka marrë ceshtjen por sot është në dorë të SPAK të tregojë ku janë hetimet. Për një prej pronave më të mëdha privatizimi i 100 mijë dollareve, ku keni ndertuar 20 mln euro pasuri.
Të thuash se mazhoranca kontrollon drejtësinë është më e gënjeshtërt se kurrë. Dje ka pasur një vendim nga GJK e cila natyrshem ka rrëzuar një vendim të kuvendit të iniciuar nga kjo mazhorancë. Nëse do kontrollonte reformën në drejtësi do kontollonte GJK dhe do ishte shkarkuar Meta. Gjykata nuk komentohet. Çohesh ti dhe na bën moral.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...