11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

New Jersey voton për legalizimin e marijuanës

Ndërsa Shtetet e Bashkuara votojnë për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme, votuesit në katër shtete amerikane, përfshi New Jersey-n do të vendosin nëse do të legalizojnë marijuanën për përdorim personal.

Qyteti i vogël Belmar në jug të New Jersey njihet për qëndrat ambulante të shitjes së marijuanës për përdorim mjekësor. New Jersey e bëri të ligjshëm përdorimi e marijuanës për qëllime mjekësore në gushtin e vitit 2012.

Harry St. John është përdorues i marijuanës.“Zbulova se ky produkt ka më shumë efekt sesa ilaçi i zakonshëm. Efektet e saj përqendrohen në një zonë të caktuar dhe më ka ndihmuar.”

Këtë ditë zgjedhjesh, votuesit në New Jersey do të vendosin nëse do të legalizojnë përdorimin e marijuanës për qëllime jo-mjekësore.Phill Murphy, guvernator i New Jersey-it, është mbështetës i zjarrtë i legalizimin të marijuanës.

“11 shtete dhe kryeqyteti Uashigton tashmë po korrin përfitimet e krijimit të vendeve të punës, zhvillimit ekonomik dhe reformën e drejtësisë sociale që vjen me legalizimin dhe rregullimin.”

Përkrahësit thonë se të ardhurat e shtetit do të rriten me rreth 120 milion dollarë në vit, nëse miratohet ligji për përdorimin e marijuanës dhe se niveli i krimit do të bjerë. Por kundërshtarët argumentojnë se ngarja e makinës do të jetë më pak e sigurtë dhe se testimi i shoferit që është nën influencën e marijuanës është i vështirë dhe i kushtueshëm.

Gregg Edwards krijoi një organizatë të quajtur “Don’t Let New Jersey Go to Pot.”

“Ky është një ndryshim kushtetues, dhe nuk mendoj se shumica e njerëzve e kuptojnë se do të ndryshojnë kushtetutën me qëllimin për të legalizuar marijuanën.Mendoj se sapo ta lexojnë dhe ta kuptojnë se çfarë po bëjnë, atëherë njerëzit do të gjejnë një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë.”

Anketat tregojnë se banorët e New Jersey-it duan legalizimin e marijuanës për përdorim personal.

Amanda Hoover është me revistën “NJ Cannabis Insider” shkruan:

“Kam mbuluar disa anketa që nga muaji mars dhe të gjitha tregojnë mbështetje nga 66% e deri në 70%, ku njerëzit thonë ka shumë të ngjarë të votojnë pro legalizimit.”

Në zgjedhjet e përgjithshme të 3 nëntorit edhe tre shtete të tjera Arizona, Dakota e Jugut dhe Montana do të votojnë për të legalizuar ose jo marijuanën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...